Nxehen gjakrat, Haziri akuzon Jakup Krasniqin se ishte pjesë e planit për eliminimin e Rugovës - Bota Sot
Nxehen gjakrat, Haziri akuzon Jakup Krasniqin se ishte pjesë e planit për eliminimin e Rugovës

Aktuale

Nxehen gjakrat, Haziri akuzon Jakup Krasniqin se ishte pjesë e planit për eliminimin e Rugovës

Nga: N.Sh Më: 12 korrik 2019 Në ora: 19:42
Jakup Krasniqi

Reagime të shumta ka pasur ndaj deklaratës së historianit dhe shkrimtarit Jusuf Buxhovit, i cili kritikoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për vrasjet e zyrtarëve të LDK-së e që janë mbi 100.

Shumë udhëheqës e ushtarë të UÇK-së, reaguan ndaj Buxhovit, e i fundit që reagoj është edhe Jakup Krasniqi.

Por ndaj Jakup Krasniqit ka reaguar analisti politik Nexhat Haziri, i cili thekson se Krasniqi është zaptues dhe vrasës i fjalës së lirisë.

Madje Haziri e akuzon Krasniqin se ishte bërë pjesë ë planit për eliminimin politik dhe fizik të presidentin Ibrahim Rugova.

“Historia është mallkim që nuk mund të ikësh”, shkruan mes tjerash Haziri në postimin e tij drejtuar Jakup Krasniqit.

Lexojeni më poshtë shkrimin e plotë:

Jakup Krasniqi i ashpër me Buxhovin: Kjo farë kurrë s’do të pajtohet me lirinë e Kosoves,

-As kotilla e juaj kurre nuk do te pushoni duke genjyer si jeni clirimtar te Republikes dhe "autoret" e lirise se saj. Ju jeni vetem zapus dhe vrases se te lirise. Adrese e vetme e te gjitha te ligave qe e kan kapluar Republiken qyshe prej asaj ore t' lige te historise qe iu solli ne pushtet, dhe po vazhdon akoma sot e kesaj dite si nje mallkim mbi Republiken tone.

Jakupovski, para se te mirreni me "farera", eshte mire te tregoni se si u bere pjese e planit per eleminimin politik e fizik te presidentit Rugova pas lirimit te tij nga arresti shtepiak qe e mbante Millosheviqi.

A ishte ftesa e jote publike bere Rugoves permes TVSH-se, qe ai te paraqitej para te shkerthymit SHPUCK-se se Rognerit, per tu sqaruar per takimin e dhunshem me Millosheviqin ne Beograd, pjese e ketij plani.

Jakupovski,historia eshte edhe mallkim nga i cili nuk mund te ikesh

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...