Tronditë ish pjesëtari i UÇK-së: Shtabi i Rognerit dhe SHIK-u vranë qindra shqiptarë, Shqiponjat e Zeza të Ramush Haradinajt vranë dhjetëra shqiptarë, Qeveria e përkohshme vrau 1665 shqiptarë - Bota Sot
Tronditë ish pjesëtari i UÇK-së: Shtabi i Rognerit dhe SHIK-u vranë qindra shqiptarë, Shqiponjat e Zeza të Ramush Haradinajt vranë dhjetëra shqiptarë, Qeveria e përkohshme vrau 1665 shqiptarë

Aktuale

Tronditë ish pjesëtari i UÇK-së: Shtabi i Rognerit dhe SHIK-u vranë qindra shqiptarë, Shqiponjat e Zeza të Ramush Haradinajt vranë dhjetëra shqiptarë, Qeveria e përkohshme vrau 1665 shqiptarë

Nga: M.L Më: 12 korrik 2019 Në ora: 19:49
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, foto ilustrim

Ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Rifat Nikqi, ka reaguar pas sulmeve verbale që po i bëhen historianit Jusuf Buxhovi, rreth deklaratave të tij për UÇK-në, të cilat i dha një ditë më parë.

Me këtë rast, Nikqi ka përmendur një sërë organesh të cilat sipas tij, rrodhën nga UÇK-ja dhe krye vrasje. Shtabi i Rognerit, SHIK-u, Shqiponjat e Zeza, Qeveria e përkohshme e Thaçit.

Të gjitha këto sipas Nikqit dolën nga UÇK-ja.

“Shtabi i Rognerit ishte udhëheqës i UÇK-së ku nga aty u dha urdhër për vrasjen e qindra shqiptarëve. SHIK-u ishte strukturë e UÇK-së që vrau me qindra shqiptar. Shqiponjat e Zeza të Ramush Haradinaj ishin struktura të UÇK-së që vranë dhjetëra shqiptar. Qeveria e përkohshme e Hashim Thaçit ku për atë kohë u vranë 1665 shqiptarë, kjo qeveri u krijua nga shtabi i Rognerit ishte rrjedhë e UÇK-së. Sot nuk po e di të mburrem apo të turpërohem që isha pjesëtar i UÇK-së?”,ka deklaruar ish pjesëtari i UÇK-së në një koment në rrjetin social Facebook.

Ndryshe, historiani Jusuf Buxhovi, u “kryqëzua”, pas deklaratës së tij rreth vrasjeve politike të zyrtarëve të LDK-së dhe përmendjes së UÇK-së në këtë kontekst.

Image
Postimi i Nikqit në Facebook
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...