“Kapja” e Noterisë nga PDK, alarmon Agron Demi: Ata mund të nxjerrin informata për secilin qytetar të Kosovës

Aktuale

“Kapja” e Noterisë nga PDK, alarmon Agron Demi: Ata mund të nxjerrin informata për secilin qytetar të Kosovës

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 20:38
Agron Demi

Pas raportimit në media se shumë nga kandidatët për noter që kaluan testin, janë zyrtar të PDK-së dhe të afërm të zyrtarëve të lartë të PDK-së, ka reaguar analisti Agron Demi.

Ai në një shënim në Facebook tha se ata kanë informata për secilin qytetarë të Kosovës.

Demi këtë e ka quajtur kapje të plotë të shtetit nga ana e PDK-së.

Reagimi i plotë:

Noterët janë të parët dhe të vetmit që, sipas një raporti të SIGMA, kanë qasje në të gjitha databazat e shtetit. Ata mund të nxjerrin çfarëdo informacioni, për secilin qytetarë të Kosovës.

Tu e mbushë noterinë me militant partishë e gra të politikanëve, edhe me dalë prej pushtetit partitë kanë qasje në informacionet personale të të gjithë neve.

Kapja e shtetit nuk ka brina, qeshtu duket diqysh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat