Flet ish-ministri Hasani: Ja pse iu bashkova AAK-së

Aktuale

Flet ish-ministri Hasani: Ja pse iu bashkova AAK-së

Nga: N.H Më: 12 korrik 2019 Në ora: 20:41
Bajram Hasani dhe Ramush Haradinaj

Bajram Hasani, ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë  pasi që u largua nga partia e Nismës ka vendosur të i bashkohet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai thotë se sjellja korrekte dhe bashkëpunimi i mirë gjatë kohës sa ishte ministër i kabinetit të Ramush Haradinajt por edhe bashkëpunimi në opozitë e kanë shtyrë që t'i bashkëngjitet partisë që ai drejton.

Ja postimi i tij:

Të dashur miq

Prej sot rrugëtimin politik bashkë me bashkëpunëtorët e mi do ta vazhdoj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. 
Sjellja korrekte dhe bashkëpunimi i mirë gjatë kohës sa kam qenë ministër i kabinetit të Ramush Haradinajt por edhe bashkëpunimi në kohën sa kemi qenë në opozitë më kanë shtyrë që t'i bashkëngjitem partisë që ai drejton.

Do të jetë nder për mua të vazhdoj bashkëpunimin me njeriun që dha aq shumë për këtë vend. Do të jetë nder të rrugëtoj me njeriun e taksës, Ushtrisë e mbrojtësin e sovranitetit të Kosovës.

Faleminderit për pritjen e ngrohtë në AAK.

Do të vazhdoj të punoj si deri më tani për të mirë e njerëzve të mi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat