Nxehet Milaim Zeka në debatin Buxhovi – UÇK: Kemi mendime talibanë në trojet shqiptare - Bota Sot
Nxehet Milaim Zeka në debatin Buxhovi – UÇK: Kemi mendime talibanë në trojet shqiptare

Aktuale

Nxehet Milaim Zeka në debatin Buxhovi – UÇK: Kemi mendime talibanë në trojet shqiptare

Nga: N.Sh Më: 12 korrik 2019 Në ora: 21:20
Milaim Zeka

Edhe deputeti dhe kryetari i Partisë Euroatlantike, Milaim Zeka është përfshirë në debatin me Jusuf Buxhovin i cili akuzoi UÇK-në.

Zeka thotë se, Buxhovi e dha një mendim me të cilin pajtohet plotësisht, por thotë se nuk ka të drejt askush që të gozhdon.

Ai përmes një postimi në Facebook, pohon se, edhe vet ishte pjesë e ilegales dhe luftës së UÇK-së, por nuk shtë prekë nga deklarata e Buxhovit.

Sipas tij, ato që ka thënë Buxhovi, po thuhen çdo ditë nëpër kafene, madje pyet  pse u themelu Gjykata Speciale?

Ja postimi i plotë:

Kemi plote taliban te mendimit ne trojet shqipetare!

Rreth mendimit te Jusuf Buxhovit

E tha nje mendim te vetin Jusuf Buxhovi, me te cilin kemi te drejte absolute qe te mos pajtohemi, ama jo bre kaq yrysh me gozhdu njeriun bash si Jezu Krishtin.

Qysh more nuk po e operoni nga truri logjiken e mendimit komunist rusosllav dhe ate taliban?! A po e dini more se po jetojme ne shekullin e internetit?!

Pse une kam qene pjese e ilegales dhe luftes te UÇK-se, edhe fare nuk jam preke nga deklarata e Jusuf Buxhovit?!

Ato qe i tha Buxhovi thuhen çdo dite neper kafenete tona. Pastaj e kam nje pyetje: A thua pse u themelu Gjykata Speciale? Mos valle me na percaktu ngjyren e syve?!

Shume me i fyer ndihem nga reagimet primitive ndaje mendimit te Buxhovit, se sa nga deklarata e tije...!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...