Televizioni rus publikon bisedën telefonike mes Haradinajt dhe dy komedianëve rus

Aktuale

Televizioni rus publikon bisedën telefonike mes Haradinajt dhe dy komedianëve rus

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 21:58
Ilustrim

Televizioni ‘Russia 24’ sot publikoi një pjesë të bisedës mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe komedianëve rus, Vladimir Kuznetsov (Vovan) dhe Alexei Stolyarov (Lexus).

Biseda mes Haradinajt dhe dy komedianëve ishte bërë në muajin prill.

Njëri nga komedianët ishte prezantuar si kryeministri i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Poroshenko ‘fals’ i kërkon kryeministrit të Kosovës që ta përkrah në zgjedhjet elektorale. Komediani i thotë Haradinajt që të bëjë një status në Tëitter.

Përveç, Poroshenkos, Haradinaj e mbështet edhe ‘Kryeminstrin e ardhshëm fiktiv’, Vovan Lexus. Ky emër është kombinim i nofkave të dy komedianëve.

Image

Komediani i paraqitur si Poroshenku i kishte thënë se do ta njohë Kosovën sapo t’i fitoj zgjedhjet.

Përveç Haradinajt, pjesë e këtyre ‘shakave’ ishte edhe kryeministri maqedonas, Zoran Zaev.

Biseda me Zaev u shndërrua në skandal, pasi kryeministri maqedonas kishte thënë se presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë po përgatiten për shkëmbim të kufijve.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme presidenti Thaçi tregoi se komedianët rus kishin tentuar që të depërtonin edhe tek ai por zyra e tij ishte treguar e vëmendshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat