Eksperti amerikan: BE-ja t’ia kushtëzojë Serbisë anëtarësimin me njohjen e Kosovës

Aktuale

Eksperti amerikan: BE-ja t’ia kushtëzojë Serbisë anëtarësimin me njohjen e Kosovës

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 23:51
Eksperti dhe profesori amerikan Alon Ben-Meir

Eksperti dhe profesori amerikan Alon Ben-Meir i specializuar në politikat dhe çështjet e Lindjes së Mesme dhe në negociatat e paqes midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe ka folur rreth konfliktit Kosovë – Serbi.

Së fundmi, Ben-Meir ka filluar të merret edhe me çështjen e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor sidomos për strategjitë gjeo-politike të rajonit.

Ai është shprehur se zgjidhja e problemit të Kosovës dhe Serbisë është larg derisa Rusia mbështet fuqishëm pozicionin e Serbisë.

“Zgjidhja e konfliktit Kosovë – Serbi është e vështirë të arrihet për aq gjatë sa Rusia vazhdon të mbështesë pozicionin e Serbisë”, ka thënë Ben-Meir.

Ai më tutje ka propozuar një zgjidhje të kësaj çështje, duke sugjeruar BE-në t’ia kushtëzojë Serbisë anëtarësimin në këtë union me njohje të Kosovës.

“Bashkimi Evropian duhet të bëjë presion politik mbi Beogradin dhe ta lidhë dëshirën e Serbisë të jetë një anëtar i BE-së me njohjen e Kosovës nga ana e tyre”, tha Ben-Meir më tutje.

Së fundmi, Ben-Meir gjithashtu ka alarmuar se presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan po synon që të marrë Ballkanin nën kontroll dhe kështu t’i shndërroj në shtete islamike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat