“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ia ktheu kompetencat e dialogut Hashim Thaçit”

Aktuale

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ia ktheu kompetencat e dialogut Hashim Thaçit”

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 00:16
Hashim Thaçi

Deputeti i Partisë Social Demokrate, Dardan Sejdiu, i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ka vlerësuar se ligji është anti-kushtetues e jo delegacioni.

E sipas tij, ky vendim ia kthen kompetencat e dialogut me Serbinë, presidentit të vendit, Hashim Thaçit.

“Kushtetuta e ka vlerësuar se ligji është jokushtetues. Delegacion pa kompetenca s’jemi të interesuar të kemi” tha ai.

Ai shtoi se e gjithë ideja për këtë delegacion ka qenë që ta ndalojë Hashim Thaçin që të bisedojë me Serbinë.

“Logjika ka qenë ta bëjmë një ligj me e ndal Thaçin.” Tha ai, duke shtuar se vendimi i Gjykatës ia kthen Thaçit kompetencat.

“Po ua heqim Shpend Ahmetit e Fatmir Limajt kompetencat, e po ia kthejmë ku kanë qenë, te Ramushi e te Hashimi” tha Sejdiu, duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Sejdiu gjithashtu shtoi se e keqja më e madhe e kësaj legjislature është fakti që çdo tendencë për bashkëpunim dhe kompromis është përkthyer në tradhti e patericë.

“E keqja më e madhe që ka ndodhur në këtë legjislaturë e që ka qenë kulmi i politikëbërjes në 20 vitet e fundit është fakti që çdo tendencë për bashkëpunim e kompromis është përkthyer në tradhti e patericë për qeverinë” tha ai.

Sejdiu shtoi se “Bashkëpunimi e kompromisi janë bërë mëkat, ndërsa popullizmii është bërë vlerë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat