Ambasada e Francës kremton festën kombëtare të Francës - Bota Sot
Ambasada e Francës kremton festën kombëtare të Francës

Aktuale

Ambasada e Francës kremton festën kombëtare të Francës

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 05:59
Ilustrim

Me rastin e kremtimit të Festës kombëtare të Francës, Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, do të organizojë pritje në hotelin Emerald për personalitetet e Kosovës dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare si dhe për komunitetin francez që jeton në Kosovë. 

Kjo ngjarje, e mbështetur nga shumë sponsorë, do t'u mundësojë të ftuarve të takohen në një atmosferë të ngrohtë dhe festive për të përkujtuar datën simbolike të 14 korrikut.

Festa Kombëtare Franceze është e lidhur me dy ngjarje emblematike në historinë e Francës: kryengritjen popullore dhe pushtimin e Bastilës më 14 korrik 1789, pikënisje e Revolucionit Francez; dhe Festa e bashkimit të datës 14 korrik 1790, duke festuar në Paris unitetin kombëtar dhe përvjetorin e parë të pushtimit së Bastilës. 

14 korriku, çdo vit është një festë madhështore, me paradën e saj ushtarake në Champs-Elysees, me ballo  dhe fishekzjarre kudo në Francë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat