Vdes ish kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës

Aktuale

Vdes ish kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 12:08
Astrit Shabani

Sot ka vdekur ish-kryetar dhe bashkëthemelues i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Shabani.

Ish-kryetari i Klubit të Prodhuesve ndërroi jetë në moshën 51 vjeçare.

Sipas njoftimit, sot bëhet varrimi i tij në ora 18:00 në fshatin Metehi të Podujevës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar në Facebook se Astrit Shabani do ta kujtojmë përherë si njeri punëtor, i cili ishte i afërt dhe bashkëpunues me të gjithë.

“I kobshëm lajmi për vdekjen e hershme të Astrit Shabanit, ish-kryetar dhe bashkëthemelues i Klubit të Prodhuesve të Kosovës. Do ta kujtojmë përherë si njeri punëtor, i cili ishte i afërt dhe bashkëpunues me të gjithë. Ngushëllime të sinqerta familjes Shabani, Klubit të Prodhuesve të Kosovës, si dhe gjithë të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të tij”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat