Thaçi shkruan për vdekjen e Astrit Shabanit e quan njeri punëtor

Aktuale

Thaçi shkruan për vdekjen e Astrit Shabanit e quan njeri punëtor

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 12:13
Hashim Thaçi, Astrit Shabani

Gjatë ditës së sotshme u dha lajmi se ka ndërruar jetë ish-kryetari i Klubit të Prodhuesve, Astrit Shabani.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi ka ngushëlluar familjarët dhe bashkëpunëtorët e të ndjerit.

“I kobshëm lajmi për vdekjen e hershme të Astrit Shabanit, ish-kryetar dhe bashkëthemelues i Klubit të Prodhuesve të Kosovës. Do ta kujtojmë përherë si njeri punëtor, i cili ishte i afërt dhe bashkëpunues me të gjithë. Ngushëllime të sinqerta familjes Shabani, Klubit të Prodhuesve të Kosovës, si dhe gjithë të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të tij! HTH.”, ka shkruar presidenti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat