Zëvendësministri kërkon nga opozita që t`i bashkohet Haradinajt, qytetari e bënë për “pesë pare”

Aktuale

Zëvendësministri kërkon nga opozita që t`i bashkohet Haradinajt, qytetari e bënë për “pesë pare”

Nga: A.M. Më: 13 korrik 2019 Në ora: 12:33
Burim Ramadani, Ramush Haradinaj

Zëvendësministri i Mbrojtjes së Kosovës, Burim Ramadani, ka ftuar opozitën që t’i bashkohen kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në çështjet nacionale dhe në garantim të Kosovës së 17 shkurtit.

“Dorëzimi pavarësisht mbi çfarë përrallash ndërtohet, mbetet vetëm dorëzim dhe asgjë tjetër. Kosova nuk mund, nuk synon, nuk do të dorëzohet në përrallën e territoreve. Nuk është ndërtuar për t'u dorëzuar.

Kosova ekziston. Sovrane, e pavarur, e pandashme, unike, e patjetërsueshme. Në këtë, duhet të jemi bashkë dhe aktiv. Nuk mjafton që partitë opozitare të bëjnë vetëm spektatorin, por të bëhen bashkë me Kryeministrin në çështjet nacionale dhe në garantim të Kosovës së 17 shkurtit!”, ka shkruar në Facebook.

Por, një qytetar i është kundërpërgjigjur duke i thënë se këto fjalë duhet t`ia thotë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, si dhe ka shprehur gatishmëri për rrëzimin e tij..

“Thuaja hashimit, jo neve!
Qe jeni me rrxue hashen, ksajde jemi”, ka shkruar qytetari në Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat