Kush është Muzafer Shala – Ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë?

Aktuale

Kush është Muzafer Shala – Ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë?

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 12:43
Muzafer Shala

Muzafer Shala është i doktoruar në fushën e Inxhinierisë Elektronike në Universitetin e KENT-it i cili është njëri ndër universitetet më të mira në Angli.

Është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe vjen nga Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Vushtrri.

Ai ka një përvojë 17 vjeçare në fushën e edukimit në Kosovë dhe një periudhë  të shkurtër edhe në Angli. Krahas mësimdhënies, ka pasur edhe pozita menaxheriale si atë të Koordinatorit për Zhvillim Akademik, Dekan i Fakultetit të Mekatronikës dhe Dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.

Kohë pas kohe ka punuar edhe në industri në sektorin e sistemeve të kontrollit automatik.

Që nga viti 2016 punon si mësimdhënës i rregullt në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” si dhe në Kolegjin Universum në Prishtinë.

Muzafer Shala është i lindur më 12 tetor 1980 në Vushtrri, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat