Lajmërohet ‘viktima’ e përfolur për ministër të inovacionit, jep një deklaratë qesharake

Aktuale

Lajmërohet ‘viktima’ e përfolur për ministër të inovacionit, jep një deklaratë qesharake

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 13:39
Fahri Osmani

Kadri Veseli, kryetar i PDK-së,  ka prezantuar sot ministrin e ri të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shalën.

Para zgjedhjes së Shalës emri kryesor që u përmend se do ta zinte vendin e Besim Beqajt ishte ish- kandidati i PDK’së për kryetar dege në Podujevë , Fahri Osmani.

Në një prononcim për Express, Osmani ka thënë se as që është në dijeni për emërimin e Shalës në këtë pozitë. E për atë se pse ai nuk është zgjedhur Ministër, ka thënë se kështu është marrë vesh me shefin e tij, Kadri Veselin.

Arsye për këtë thotë të kenë qenë përgjegjësisë që i ka si Drejtor i Menzës së Studentëve.

“Nuk kam njohuri as që ka pas me u zgjedh Myzafer Shala në krye të Ministrisë. Por, une jam dakordu me kryetarin Veselin që mos me qenë Ministër. Nuk kam dashtë me marr përgjegjesi në këtë fazë sepse kam edhe përgjegjësi të tjera. Siç e dini jam edhe Drejtor i Menzës”, ka thënë Osmani.

Osmani ka qenë edhe kandidat për kryetar të Degës së PDK’së në Podujevë, por që nuk ka marrë përkrahje për këtë pozitë. Në vend të tij është zgjedhur bashkëpartiaku i tij, Naim Fetahu.

Ndryshe, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka prezantuar sot ministrin e ri të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shalën, i cili është doktor shkence në fushën e Inxhinierisë Elektronike në Universitetin e KENT-it, i cili është njëri ndër universitetet më të mira në Angli.

Muzafer Shala është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe vjen nga Dega e PDK-së në Vushtrri.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha gjatë prezantimit të ministrin të ri se Inovacioni dhe ndërmarrësia janë elementet kryesore të ekonomisë që synon Kosova.

Ai tha se ministri i ri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka potencial për ta bërë bashkëpunimin e duhur ndërmjet botës akademike dhe industrisë nga njëra anë, si dhe për t’i ofruar të rinjve kushtet e nevojshme dhe mjedisin e përshtatshëm nga ana tjetër, në mënyrë që të sendërtohen ëndrrat e tyre.

Kreu i PDK-së tha se emërimi i Muzafer Shalës në pozitën e ministrit po ashtu dërgon mesazhin e duhur se PDK i jep hapësirën meritore njerëzve të rinj dhe premtues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat