Edhe veprimtari i LDK-së i ka dy fjalë për Jusuf Buxhovin

Aktuale

Edhe veprimtari i LDK-së i ka dy fjalë për Jusuf Buxhovin

Nga: A.ZH Më: 13 korrik 2019 Në ora: 14:56
Jusuf Buxhovi

“UÇK-ja nuk ka qenë e pastër. Ka qenë e drejtë, por ka pasur shumë gjëra të këqija. Janë vrarë mbi 100 zyrtarë të LDK-së”. Kjo deklaratë e historianit Jusuf Buxhovi, ka ngjallur reagime të shumta në opinion.

Shumë e kanë kundërshtuar, por kështu nuk mendon edhe veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Xhevat Rexhaj.

Ky i fundit, në një postim në Facebook, ka thënë se kur flet Buxhovi, “flasin qytetarët dhe shqiptarët që e duan shtetin dardan”, përcjell Bota sot.

“Kur flet Jusuf Buxhovi, po dihet se flasin qytetarët dhe shqiptarët që e duan shtetin Dardan. Respekt Prof.”, ka shkruar Xhevat Rexhaj në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat