I kërkoi sqarime Buxhovit, Haradinajt i vjen reagimi: Shkarkoje këtë zëvendësministër - Bota Sot
I kërkoi sqarime Buxhovit, Haradinajt i vjen reagimi: Shkarkoje këtë zëvendësministër

Aktuale

I kërkoi sqarime Buxhovit, Haradinajt i vjen reagimi: Shkarkoje këtë zëvendësministër

Nga: A.ZH Më: 13 korrik 2019 Në ora: 15:14
Ramush Haradinaj, Jusuf Buxhovi

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, dje ka kërkuar sqarime nga historiani Jusuf Buxhovi, për deklaratën e tij se UÇK-ja ishte e drejtë, por ishte jo e pastër.

Haradinaj është shprehur se Buxhovi është mirë që të jap më shumë shpjegime rreth deklaratave të tij.

“Nuk e njoh shumë Buxhovin, por e njoh si njërin nga themeluesit e LDK’së. Konteksti ose vrasja nëse ka ndodhë duhet me shpjegua se çka nënkupton. Ka krime të pasluftës, ai është mirë me i shpjegua se si ka ndodhë. Por edhe nëse flet për luftë është mirë me shpjegu se si kanë ndodhë”, ka deklaruar Haradinaj.

Por, kryeministrit i ka reaguar ashpër veprimtari Sali Rexhaj, i cili ka thënë se Haradinaj, duhet të ftojë Prokurorinë për hetime për vrasjet dhe se duhet të shkarkojë zëvendësiministrin Gani Koci, për “kërcënimin kundër Buxhovit”.

Koci dje ka deklaruar se lufta e UÇK-së është dashur të spastrojë “mbeturina të sojit të buxhovëve”.

Rexhaj ka kërkuar nga kryeministri Haradinaj, që të mos pret nga intelektualët që t’u nështrohen pushtetarëve dhe kryetarëve të partive politike.

Reagimi i Rexhajt pa ndërhyrje:

Ramush Haradinaj, ne vend se ta shkarkoj zevendesministrin Gani Kocin per kercnime kunder intelektualit Jusuf Buxhovi, dhe ti beje ftese prokurorit per hetime per vrasje te pranuara publikishte nga ana e tije, ai i paska kerkuar Buxhovit sqarime.

Ramush, mos prit nga intelektualet e mirefillte qe tu nenshtrohen pushtetareve e kryetareve te partive. Nese nuk e ke kuptuar z. Buxhovi, thirre Halil Matoshin pergjegjes per media dhe ta perkthen ne gegenishte intervisten e intelektualit te njohur, te cilin ti nuk po e njihje mire ende.

Por mos harro, qeveria e ka mandatin e kufizuar, kurse intelektualet jane te perjeteshem. Veprat e tyre i mbijetojne kohes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...