Milaim Zeka i reagon Albin Kurtit, ja kënd po e kërkon që ta dërgojë në burg

Aktuale

Milaim Zeka i reagon Albin Kurtit, ja kënd po e kërkon që ta dërgojë në burg

Nga: N.H Më: 13 korrik 2019 Në ora: 19:18
Milaim Zeka dhe Albin Kurti

I pari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kritikuar qeverinë, pasi ajo dje nuk tha asnjë fjalë për njëvjetorin e Rezolutës së Kuvendit për Telekomin e Kosovës. Kurti mes tjerash kërkoi ndërprerjen e kontratës me Z-mobile.

Ndërsa, këtë kërkesë të Kurtit, deputeti Milaim Zeka e ka quajtur të çuditshme.

Zeka thotë se kërkesa është mesë e drejtë, por si mund të kërkohet një gjë e tillë nga një qeveri që bashkëqeverisë me ata të cilët e kanë shkatërru PTK-në dhe Valën.

Tutje, ai i është drejtuat Kurtit duke thënë se këtë klasë politike duhet të shkojë në opozitë dhe një pjesë prej tyre në burg.

Ja shkrimi i tij:

Kerkese e çuditshme e Albin Kurtit

Permes nje shkrimi ne fb, Albin Kurti ka kerkuar nga ana e qeverise “nderprerjen e kontrates me Z-mobile”! Kerkesa eshte mese e drejte, ama si munde te kerkosh nje gje te tille nga nje qeveri qe bashkeqeverise me ata te cilet e kane shkaterru PTK-Valen. Nuk ka drejtor i cili eshte emruar ne kete ndermarreje publike pa kalimin e filtrave te PDK-LDK. I njejti avaz po vazhdon tani nga AAK-NISMA.

Albin Kurti duhet ta kuptoje qe per PTK-Valen, per KEK-un, per Kosoven, ka vetem nje shpetim: Kete klase politike me qu ne opozite dhe nje pjese prej tyre ne burg!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat