Rexhep Hoti ia shpenzoi shtetit 150 mijë euro për një projekt të dyshimtë

Aktuale

Rexhep Hoti ia shpenzoi shtetit 150 mijë euro për një projekt të dyshimtë

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 22:58
Rexhep Hoti

Qeveria e Kosovës i ka ndarë 159 mijë euro për Garën Republikane për Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, projekt i organizuar nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Arsim, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti.

Më 22 dhe 23 qershor, mbi 2 mijë nxënës në të gjitha komunat e Kosovës morën pjesë në Garën Republikane për kreativitet kulturor dhe mendim kritik.

Nga kjo garë nacionale dhe gjithëpërfshirëse, për herë të parë në Kosovë, rreth 316,000 nxënës, nëpërmjet Programit Nacional për Rininë, vetëm për garën në nivelin e shkollës janë shpallur 16,534 fitues nga 29 komuna pjesëmarrëse.

Të gjithë fituesit e kësaj gare do të pajisen me certifikatë nga Qeveria, rrjedhimisht nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport.

Për këtë garë, Qeveria ka marrë vendim lidhur me mjetet për realizimin e planit të veprimit, transmeton Indeksonline.

Mjetet për realizimin e planit të veprimit për Garën Republikane për Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik për vitin 2019, me vendim që qeverisë janë ndarë nga këto organizata buxhetore.

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë 53 mijë e 300 euro për ndarje të bursave dhe për realizimin e aktiviteteve për kampe.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit 53,300,00 për ndarjen e bursave dhe po ashtu realizimin e aktiviteteve nëpër kampe dhe Zyra e Kryeministrit 53,300,00 euro për pjesën e mbetur të aktiviteteve të parapara.

Në total për këtë garë janë ndarë 159 mijë euro.

Grupet që i kanë përfshirë të gjitha kategoritë e konkurrimit në Garat Nacionale të KKMK janë Arti muzikor, arti pamor, hartim/poezi dhe ese hulumtuese, recitimi/teatër, debati.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat