Figaro: Në tavolinën e vizitës së Makronit në Serbi do të jetë Kosova, përcaktimi i kufirit dhe anëtarësia në BE

Aktuale

Figaro: Në tavolinën e vizitës së Makronit në Serbi do të jetë Kosova, përcaktimi i kufirit dhe anëtarësia në BE

Nga: F.B Më: 14 korrik 2019 Në ora: 09:49
Emmanuel Macron dhe Aleksandar Vuçiq

Figaro, duke u thirr në shkrime të agjencisë AFP, përkujton se vizita ishte caktuar në drejtorin 2018, por ishte shtyrë për shkak të protestës së “jelekëve të verdhë” dhe se kjo është vizita e parë e një presidenti francez në Serbi nga koha e Zhak Shirak në vitin 2001, përcjell “Bota Sot”.

Vizita e Makronit është tema kryesore e medieve franceze si dhe temat e bisedave me zyrtarët serb. Përderisa "Figaro" shkruan se një nga temat mund të jetë dialogu, ndërsa, "Est Frans" përcjell se gjatë vizitës mund të përtërite lidhjet mes Parisit dhe Beogradit dhe raportet ekonomike.

Gazeta thotë se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës me muaj janë ndërpre për shkak të taksës ndaj mallrave të Serbisë që ka vendosur Prishtina, sikurse edhe përpjekjet e kancelares gjermane Merkel dhe presidentit francez Makron që të përsëri të niset dialogu.

Sipas Figaro, një nga temat mund të jetë përcaktimi i kufirit duke nënvizuar se Parisi është i hapur, ndërsa Berlini frikësohet se kjo mund të jetë hapja e “kutisë së Pandorës së nacionalizmit".

Një nga temat tjera delikate mund të jetë aplikimi i Serbisë në anëtarësimin në BE, temë kjo në të cilën Parisi është i kujdesshëm.

“Presidenti mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit, por shtron pyetje nëse kjo qasje mund të ndodhë nëse paraprakisht BE nuk reformohet, gjë që serbët shumë mirë e kuptojnë”, ka thënë një zyrtar i pallatit Jelise.

Përkujtohet se qëndrimi zyrtar i Francës se mbështet perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit, por edhe faktin se BE përballet me probleme edhe me 28 vendet anëtare, kështu që në këtë moment nuk është në gjendje të mbështetet zgjerimi.

Figaro thotë se Parisi dhe Beogradi po ashtu duhet të tejkalojnë situatën e pakëndshme për shkka të gabimit në protokoll në ceremoninë e shënimit të përfundimit të Luftës së parë botërore të mbajtur me 11 nëntor në Paris.

Gazeta përmend edhe rastin e mos dorëzimit të kryeministrit Haradinaj në Beograd ku akuzohet për krime, pas ndalimit në Francë.

Portali “Est Frans” po ashtu ka transmetuar tekstin e AFP-së për vizitën e Makronit në Serbi ku shkruan se mund të përtrihen raportet mes Francës dhe Serbisë.

Portali nënvizon se Ballkani është i rëndësishëm si pjesë e “rrugës së re të mëndafshit” si projekt mega kinez që tash e 6 vite kinezët janë aktiv dhe kanë ofruar kredi për hapje të fabrikave.

Gazetat po ashtu thonë se ndërmjet vitit 2007 dhe 2017 Pekingu ka ndarë 12 miliardë euro kredi në vendet e regjionit, ku një e treta kanë shkuar në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat