Qytetarët duan zgjedhje parlamentare

Aktuale

Qytetarët duan zgjedhje parlamentare

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 11:13
Ilustrim

Përveç opozitës e cila ka kohë që po kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, duket që edhe qytetarët kanë dispononim që zgjedhjet të mbahen brenda këtij viti.

Kp ka realizuar një anketë, ku 1309 respodentë janë pyetur nëse duhet të ketë zgjedhje parlamentare brenda këtij viti.

Nga 1309 respodentë, 981 ose 75 përqind kanë votuar pro zgjedhjeve,  274 ose 21 përqind, kanë votuar kundër mbajtjes së zgjedhjeve në këtë vit dhe 54 persona ose 4 përqind, kanë votuar se nuk e dinë.

Përndryshe, koalicioni qeveritar vazhdon të insistojë se kanë një qeverisje stabile, megjithatë kur është çështja te votimi i ligjeve, Kuvendi ka kohë që ka probleme me mungesë kuorumi. Kjo për shkak të largimit nga koalicioni të Listës Serbe, gjë që ndodhi pas vendosjes së taksës ndaj Serbisë, por edhe të opozitës që lëshon seancat.

Në anën tjetër është opozita që po kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme. Ata madje kanë ngritur mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Haradinaj.

Përfaqësues të ndryshëm të opozitës janë të bindur që brenda këtij viti do të ketë zgjedhje, derisa shtatorin e shohin si muaj ku mund të rrëzohet qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat