Hysni Gërguri zgjidhet kryetar i LDK-së në Vushtrri, kryetarit të komunës i referohet vetëm si nënkryetar dege

Aktuale

Hysni Gërguri zgjidhet kryetar i LDK-së në Vushtrri, kryetarit të komunës i referohet vetëm si nënkryetar dege

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 16:45
Tahiri, Veliu dhe Gërguri

Pas mbajtjes së zgjedhjeve në disa degë e nëndegë të LDK-së në komunën e Vushtrrisë, e ku në disa prej tyre pati edhe përdorim të forcës e karrigeve, partia e udhëhequr nga Isa Mustafa sot ka përmbyllur zgjedhjet në këtë komunë.

Pas një rivaliteti të madh në mes kryetarit të degës, Hysni Gërguri dhe kryetarit të komunës, Xhafer Tahiri, siç duket, në fund është arritur kompromisi që kryetar i degës të zgjidhet, Hysni Gërguri.

Për këtë, ka shkruar edhe vetë Gërguri i cili ka thënë se falënderon gjithë delegatët për mbështetjen e dhënë. Mirëpo, ai ka hezituar që Tahirin ta quaj edhe kryetar komune, duke iu referuar këtij të fundit vetëm si nënkryetar dege.

“Falenderoj edhe Nënkryetarin e Degës Z. Xhafer Tahiri si dhe përfaqësuesit nga niveli qendror për kontributin e dhënë. Lidhja demokratike është shtëpi e madhe, është shtëpi e jona e përbashkët, për të cilën duhet të punojmë bashkë të unifikuar duke lënë anash interesat e ngushta personale.Kryesisë së re i uroj shumë suksese. Ne do të punojmë bashkë të unifikuar për të fituar zgjedhjet nacionale dhe ato lokale”, ka shkruar ai.

Duke harruar karriget para disa ditësh, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri për zgjedhjet e sotme ka shkruar se LDK ka përmbyllur me sukses procesin zgjedhor në Vushtrri.

“Dega e LDK në Vushtrri përmbylli me sukses procesin zgjedhor. Urime Dr.Hysni Gerguri Kryetar. Vazhdojmë me suksese të reja edhe në qeverisjen lokale duke dhënë kështu shembullin e bashkëpunimit, marrëveshjes e solidareitetit në mes nesh. LDK është shtëpi e madhe e ndryshimin e bëjmë bashkë”, ka shkruar Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat