‘Ajo nuk i qëndron besnike politikës’ – Deputetja e VV-së ia kthen mbesës së Thaçit - Bota Sot
‘Ajo nuk i qëndron besnike politikës’ – Deputetja e VV-së ia kthen mbesës së Thaçit

Aktuale

‘Ajo nuk i qëndron besnike politikës’ – Deputetja e VV-së ia kthen mbesës së Thaçit

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 17:59
Kuvendi i Kosovës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka reaguar ndaj deklaratave të homologes së saj nga PDK, Evgjeni Thaçi-Dragusha e cila ka kritikuar atë se nuk kanë politika unifikuese lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave jashtë Kosovës.

Pacolli ka thënë se pohimet e tilla nga kolegia e saj deputete, janë të pavërteta.

Ajo theksoi se deputetët dhe përfaqësuesit e partive në pushtet kur dështojnë ose kur keqpërdorin paranë publike, nisin me akuza ndaj opozitës dhe personave të caktuar.

“Unë sa herë kam mundësi që të flas me deputetë të cilitdo shtet evropian apo pjesëtarë të qeverisë të cilitdo shtet evropian apo të qeverive jashtë BE-së, unë mundohem ta përfaqësoj vendin në mënyrën më të mirë të mundshme. Pra, nuk bëj politikë siç pretendohet nga deputetja Evgjenia. Unë i përfaqësoj interesat e qytetarëve dhe shtetin e Kosovës dhe nuk praqes interesat e askujt tjetër në çfarëdo takimi që unë mbaj”, tha Pacolli.

Ajo shtoi se në takime të ndryshme jashtë vendit, institucionet nuk kritikohen, por sipas saj, kur flitet për aferat e korrupsionit ato dalin në pah, pasi që siç thotë Pacolli, ato dihen dhe ekzistojnë.

“Në raportet e Bashkimit Evropian thuhet se ky shtet është i kapur prej njerëzve specifikë. Pra, Bashkimi Evropian i ka emrat dhe i dinë personat të cilët janë të involvuar në krim të organizuar dhe të cilët thjesht janë të korruptuar dhe janë ende në Qeveri ose kanë edhe aktakuza. Këto janë gjëra që dihen dhe nuk kemi nevojë që t’i përsërisim, ndonëse ata mund të bëjnë pyete se çfarë jeni duke bërë për ta luftuar korrupsionin? Dhe ne themi se nuk është duke u bërë asgjë për ta luftuar korrupsionin sepse kjo është e vërteta”, tha për Evropën e Lirë deputetja Pacolli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...