Imri Ahmeti unifikon LDK-në edhe në Vushtrri

Aktuale

Imri Ahmeti unifikon LDK-në edhe në Vushtrri

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 18:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pa karrige e grushte, sot përfundoi procesi i brendshëm zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri, një nga komunat me të përfolura ditëve të fundit.

Madje çdo gjë u bë sipas marrëveshjes, ku edhe për një mandat, Hysni Gërguri do ta udhëheq LDK-së në Vushtrri. Derisa kryetari aktual i komunës, Xhafer Tahiri do të jetë nënkryetar.

Derisa të dielën e kaluar pikërisht grupet e dy kandidatëve u bën “hor” për shkak të rrahjes me karrige e grushte mes burrave e grave në nëndegën “Dardania” ata sot u panë të buzëqeshur.

Siç mëson Indeksonline, ishte kryetar i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ai që pajtoi “kundërshtarët”, ku edhe shihet mes tyre në një fotografi.

Ndryshe, Ahmeti po del të jetë pajtues i mirë, pasi që ai dje gjatë procesit të brendshëm zgjedhor në Lipjan ku u zgjodh kryetar i LDK-së në këtë degë, kishte ftuar edhe Arban Abrashin e Hazir Borovcin, ku u bë thirrje për unitet dhe një gjuhe të përbashkët brenda subjektit politik të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat