Daçiq reagon në deklaratën e Haradinajt: Si e respekton rolin e Francës është parë në Berlin

Aktuale

Daçiq reagon në deklaratën e Haradinajt: Si e respekton rolin e Francës është parë në Berlin

Nga: F.B Më: 14 korrik 2019 Në ora: 21:47
Ivica Daçiq

Ivica Daçiq ka komentuar deklaratën e Haradinajt për rolin e Francës në arritjen e marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës, duke theksuar me ironi se : “ E shoh sa Haradinaj respekton rolin e Francës”, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Sipas tij kjo është parë gjatë takimit në Berlin, ndërkohë që ka porositur se vizita e presidentit francez Makron në Serbi në çdo rast është porosi edhe për Prishtinën duke marr parasysh se ai nuk shkon atje po vjen në Beograd.

"E Shoh sa Haradinaj respekton rolin e Francës. Ata më nuk dinë ku të godasin” tha Daçiq në TV Prva duke shpjeguar si është sjell Haradinaj në Berlin duke nënvlerësuar Merkelin dhe Makronin.

"Ata në një moment thanë : 'Hiqeni taksën dhe ne do sigurojmë heqjen e vizave' në çka Haradinaj ka thënë 'Kush do më garantoj?'", tha daçiq duke shtuar se me këtë Haradinaj tregoi se Makron dhe Merkel për Prishtinën nuk është asnjë garanci.

Daçiq ka vlerësuar se Haradinaj nuk do sillej kështu nëse nuk do të kishte “dike pas shpine”, duke shtuar se është pyetje kush vërtetë dëshiron të arrihet përparim në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

"Hajde të fillojmë përsëri bisedimet dhe jo që Prishtina të trimërohet dhe vazhdimisht të ndërmarr ndonjë akt të njëanshëm", tha ai.

Në pritjen në ambasadën franceze në Prishtinë me rastin e Ditës së rënies së Bastijes, Haradinaj ka theksuar se roli i Francës në marrëveshjen mes Beogradit dhe Prishtinës është gjithnjë më i madh ndërkohë që ka ftuar Makronin të angazhohet edhe më shumë në këtë çështje.

"Shfrytëzoj rastin të falënderoj dhe të ftoj presidentin francez që edhe më shumë të angazhohet në gjetjen e zgjidhjes së kësaj çështje. Ajo që sot kërkohet është gjetja e kornizës për njohje të ndërsjellë në kufijtë ekzistues të Kosovës dhe Serbisë që është kyç për dialogun ë mëtejshëm ", ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat