I reagoi ashpër Jusuf Buxhovit, bombardohet me komentet Nasim Haradinaj: “Marre për ty Nasim” - “Si s’të vjen turp”

Aktuale

I reagoi ashpër Jusuf Buxhovit, bombardohet me komentet Nasim Haradinaj: “Marre për ty Nasim” - “Si s’të vjen turp”

Nga: N.H Më: 14 korrik 2019 Në ora: 22:48
Nasim Haradinaj dhe Jusuf Buxhovi

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, njëherit edhe kushëriri i Ramush e Daut Haradinajt, përmes një postimi në Facebook i ka reaguar ditë më parë ndaj një deklarate të shkrimtarit Jusuf Buxhovi, pasi tha se “lufta e UÇK-së nuk ka qenë e pastër”.

Haradinaj në reagimin e tij tha se shkrimtari Buxhovi ka qëllime të shtyjë agjendën të cilin nuk mundi ta bëjë as Dick Marty dhe as Gjykata Speciale.

Por, ky lajm është bombarduar nga komente të ndryshme nga qytetarët, përcjell “Bota sot”.

Në shumicën e komenteve thuhej, “Marre për ty”, “Vetëm injorantët kundër”, “Plotësisht ka të drejt Buxhovi, i ka trazu këta çakaj”, dhe “Si s’të vjen turp”.

Image
Image
Image
Image
Image

Ndërkaq, kujtojmë se historiani Jusuf Buxhovi, ditë më parë u ftua të flas rreth disa temave shumë të ndjeshme për opinionin publik. Kryesisht u diskutua rreth vrasjes së 102 anëtarëve të LDK-së pas luftës dhe marrjen e pushtetit nga UÇK-ja pas luftës e cila po konsiderohet se ishte një puç.

Në intervistë e sipër, Buxhovi tha se UÇK-ja nuk ishte e pastër sepse janë vrarë mbi 100 zyrtarë të LDK-së

“UÇK-ja nuk ka qenë e pastër. Ka qenë e drejtë, por ka pasur shumë gjëra të këqija. Janë vrarë mbi 100 zyrtarë të LDK-së”, ka thënë Buxhovi në Rubikon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat