Kosova dhe Gjermania me marrëveshje bashkëpunimi në shëndetësi - Bota Sot
Kosova dhe Gjermania me marrëveshje bashkëpunimi në shëndetësi

Aktuale

Kosova dhe Gjermania me marrëveshje bashkëpunimi në shëndetësi

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 06:54
Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, do të presë sot në takim homologun e tij gjerman Jens Spahn.

Me këtë rast, ata do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e shëndetësisë.

Vizita e ministrit gjerman në Kosovë, vjen pas takimit që ministri Ismaili kishte me të në Berlin vitin e kaluar.

Njëkohësisht, kjo ishte vizita e parë e një ministri gjerman të shëndetësisë në Kosovë, e cila nis edhe formalisht bashkëpunimin në mes të dy vendeve në sektorin e shëndetësisë.

Ministri Spahn gjatë ditës do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...