Hoti për vizitën në ShBA: S’jam pjesë e delegacionit të Veselit por e përfaqësoj LDK-në

Aktuale

Hoti për vizitën në ShBA: S’jam pjesë e delegacionit të Veselit por e përfaqësoj LDK-në

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 08:54
Arkiv

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti duke komentuar vizitën në SHBA, ka thënë se nuk është pjesë e delegacionit të askujt por përfaqëson Grupin Parlamentar të LDK-së.

Ai ka shkruar në Facebook se me ftesë të Kongresit, sot udhëton për në ShBA.

“Jam i ftuar si anëtar i Kuvendit të Kosovës, pasi e udhëheq grupin kryesor opozitar, për të marrë pjesë në Forumin e Lidershipit Parlamentar që organizohet nga Kongresi. Forumi mbledh liderët e grupeve kryesore parlamentare të 16 vendeve, të cilët lider janë përgjegjës për funksionimin e legjislativit,  marrëdhëniet ndërpartiake brenda legjislativit,  ndërlidhjen e legjislativit me ekzekutivin dhe relacionet e legjislativit me komunitetin ndërkombëtar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat