Abelard Tahiri pritet të raportojë sot për procesin e rekrutimit të noterëve

Aktuale

Abelard Tahiri pritet të raportojë sot për procesin e rekrutimit të noterëve

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 09:04
Abelard Tahiri

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit sot do të mbajë mbledhje.

Sot me fillim prej orës 11:00, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit pritet të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje pritet të jetë i pranishëm edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ku do të raportojë në lidhje me procesin e rekrutimit të noterëve të rinj, administratën e sistemit të Drejtësisë dhe kërkesat e Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës që lidhen me Ligjin e Pagave.

Rendi i ditës:

Miratimi i rendit të ditës;

Raportim në lidhje me procesin e rekrutimit të noterëve të rinj, administratën e sistemit të Drejtësisë dhe kërkesat e Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës që lidhen me Ligjin e Pagave. I ftuar Ministri i Drejtësisë z. Abelard Tahiri;

Të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat