Pacolli ka një paralajmërim për zyrtarët serbë

Aktuale

Pacolli ka një paralajmërim për zyrtarët serbë

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 09:39
Behgjet Pacolli

(E plotësuar) - Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli tha se gjatë kryesimit të SEECP-së nga Kosova, politika e BE-së për fqinjësi të mirë do të prezantohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Por, Pacolli tha se do të ndalojnë vizitat tendencioze të gjithë atyre që nxisin gjuhën e urrejtjes.

Këto deklarata, ministri i Punëve të Jashtme, i ka bërë me rastin e marrjes së kryesimit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore- SEECP, me ç’rast ka prezantuar prioritetet e Republikës së Kosovës gjatë këtij kryesimi.

Pacolli, në një konferencë për media, para ambasadorëve të shteteve mike tha se synimi kryesor mbetet integrimi në Bashkimin Evropian.

Ai u shpreh se është i vetëdijshëm për sfidat që ndodhen në rrugën përpara, për shkak të marrëdhënieve me disa nga shtetet anëtare, mirëpo theksoi se do të përkushtohet në trajtimin pozitiv të kësaj.

Pacolli: Do të prezantojmë në mënyrën më të mirë politikat e BE-së për fqinjësi të mirë

“Aktiviteti përfundimtar i SEECP-së, i organizuar nga Bosnja dhe Hercegovina, gjatë kryesimit të saj, ku pozita e Kosovës në kuadër të SEECP-së, nuk është respektuar dhe Kosova nuk është trajtuar si të gjitha shtete tjera anëtare. Kjo do të ishte shmangur me një vullnet të mirë politik dhe koordinim mes shteteve. Megjithatë, Kosova është e përkushtuar të jetë një partner kredibil dhe konstruktiv në rajon dhe në harmoni të plotë me misionin kryesor të SEECP-së. Politika e BE-së për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim rajonal, do të prezantohen në mënyrën më të mirë të mundshme gjatë kryesimit tonë të kësaj strukture të rëndësishme”, tha ai.

I pyetur se a do të ndalojë Kosova hyrjen e zyrtarëve serbë që vijnë në vend në kuadër të SEECP-së, Pacolli tha se asnjëherë nuk do t’i mbyll kufijtë e saj.

Pacolli: Kosova do të jetë e mbyllur për ata që synojnë përçarjet etnike në vend

“Në Kosovë do të jetë i mirëseardhur çdo mik dhe çdokush që dëshiron të vijë e ta vizitojë Kosovën, të punojë me Kosovën, të zhvillojë marrëdhënie me Kosovën. Por, Kosova do të jetë e mbyllur për çdokënd që vjen me tentativë që të ç’akordon harmoninë ndëretnike,  të cilën ne e kemi krijuar dhe për ne paraqet një simbol të shenjtë që është i mbrojtur me të gjitha ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”, tha Pacolli.

Duke shpalosur tri prioritet tematike të Kosovës gjatë kryesimit të SEECP-së, Pacolli tha se do të fokusohen për bashkëpunim më të madh mes njerëzve, në rritjen e mobilitetit të të rinjve në rajon dhe BE si dhe në promovimin e kulturës dhe turizmit.

Sipas tij këto prioritete  do të sjellin Kosovën dhe rajonin më afër Evropës dhe botës.

Pacolli: Kemi vendosur tri prioritete tematike

“Fokusimi në lidhshmëri. Përdorimi më i mirë i asaj që kemi, rrugë më të mira dhe lidhje më të mirë mes ekonomive, infrastrukturës dhe mes nejrëzve... Ndalimi i ikjes së trurit dhe rritja e mobilitetit të të rinjve si me rajonin ashtu edhe me BE-në, është prioritet kyç gjatë kryesimit tonë të SEECP-së. Ne tashmë kemi marrë masa për të adresuar këtë çështje në nivel kombëtar. Por besoj se suksesi do të ishte më i madh nëse ne i bashkojmë forcat tona dhe përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për këtë problem. Çelësi i suksesit do të ishte përfshirja e ët dyja strukturave, qeveritare dhe të shoqërisë civile... Fokusi në kulturë dhe turizëm. Kosova dhe rajoni kanë nevojë të madhe për ribrendim, rizhvillim dhe rindezje të potencialit të tyre të vërtetë turistik dhe kulturor”, tha ai.

E integrimi në BE, sipas Pacollit vazhdon të jetë synimi kryesor.

Pacolli: Integrimi në BE mbetet synimi ynë kryesor

“Procesi i integrimit në BE do të mbetet synimi ynë kryesor, përmes së cilës, gjatë kryesimit tonë do të listojmë të gjitha prioritet tona gjatë kryesimit të SEECP-së. Do të përpiqemi të përdorim strategjinë më të mirë për Ballkanin Perëndimor, duke shpresuar dhe duke dëshiruar që Ballkani Perëndimor, të mbetet prioritet i Bashkësisë të re të Bashkimit Evropian. Në këtë mënyrë, në do të mundohemi të ndërtojmë sinergji të reja rreth këtyre prioriteteve, me Finlandën gjatë presidencës së tyre të Këshillit të BE-së, në pjesën e dytë të këtij vitit, d.m.th tani, dhe Kroacinë gjatë pjesës së dytë të vitit 2020-të”, tha Pacolli.

Ndërsa Valdet Sadiku nga MPJ bëri të ditur agjendën e aktiviteteve, për të cilat tha se do të fillojnë në shtator të këtij viti.

***

Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli tha se gjatë kryesimit të SEECP-së nga Kosova, politika e BE-së për fqinjësi të mirë do të prezantohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, në një konferencë për media ka prezantuar marrjen e kryesimit nga ana e Kosovës, në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore SEECP.

Pacolli tha se prioritet do të jetë mbajtja e të rinjve brenda vendit, promovimi i kulturës dhe i turizmit.

Vendet anëtarë të SEECP janë Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Turqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia, Bullgaria, Greqia, Moldavia, Rumania dhe Serbia. Kryesimi i SEECP është njëvjeçar.

Së fundmi udhëheqjen e kishte Bosnja dhe Hercegovina, në samitin e së cilës nuk mori pjesë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e as ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli,  pasi në ftesën e dërguar Kosova ishte e shënuar me fusnotë.

***

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, sot para ambasadorëve të shteteve mike do të hapë solemnisht kryesimin e Kosovës në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore SEECP dhe do t’i prezantojë prioritetet e vendit tonë gjatë këtij kryesimi.

Republika e Kosovës merr kryesimin e nismës rajonale SEECP është e rëndësishme, pasi kjo po ndodh në të njëjtin vit kur Kosova tashmë ka kryesimin me Fondin e Ballkanit Perëndimor (WBF) dhe me Iniciativën Rajonale të Migracionit, Azilit dhe Refugjatëve (MARRI).

Ministri Pacolli kohë më parë vlerësoi se SEECP gjatë kryesimit të Kosovës në detyrë do të zhvillohet më tej si një shprehje e solidaritetit dhe përpjekjeve të shteteve pjesëmarrëse për të forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin midis tyre dhe shteteve dhe strukturave tjera euroatlantike.

Vendet anëtarë të SEECP janë Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Turqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia, Bullgaria, Greqia, Moldavia, Rumania dhe Serbia.

Kryesimi i SEECP është njëvjeçar dhe kryesinë e mëhershme e kishte Bosnja e Hercegovina, në samitin e së cilës nuk mori pjesë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pasi vendi ynë ishte ftuar me fusnotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat