Çfarë ka në valixhen diplomatike të Emmanuel Macron?

Aktuale

Çfarë ka në valixhen diplomatike të Emmanuel Macron?

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 09:29
Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, sot do të arrijë në Serbi për një vizitë dy-ditore.

Rreth orës 15:00 të ditës së sotme, presidenti francez, Emmanuel Macron, pritet të mbërrijë në Beograd për një vizitë zyrtare dy-ditore.

Siç shkruan mediumi serb “Tanjug”, presidenti francez Macron, përveç takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ai do të takohet me shumë zyrtarë serb.

Për dy ditët e ardhshme Macron ka planifikuar të realizojë një sur takimesh zyrtare të cilat siç shkruan ky medium, është e vështirë të lexohet se çfarë do të sjellë Macron në “valixhen diplomatike” të tij.

Po ashtu, sipas këtij mediumi, ardhja e Macronit në Beograd ka të bëj në tentativën për rikthimin e dialogut Kosovë-Serbi mirëpo, po ashtu janë dhënë edhe konkluzione të ndryshme që vizita e presidentit francez është edhe pjesë e aspiratave të Macron që Franca të forcojë praninë e saj në rajon dhe që vet Macron është duke imponuar agjenda që ai të jetë udhëheqës i Bashkimit Evropian.

Duhet theksuar se presidenti Macron kishte paralajmëruar vizitë zyrtare në Serbi në dhjetor të vitit të kaluar, por kjo vizitë u shty për shkak të protestës së “Jelekëve të Verdhë” në Francë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat