Haradinaj: Kosova dhe Gjermania të thellojnë bashkëpunimin bilateral në fushën e shëndetësisë - Bota Sot
Haradinaj: Kosova dhe Gjermania të thellojnë bashkëpunimin bilateral në fushën e shëndetësisë

Aktuale

Haradinaj: Kosova dhe Gjermania të thellojnë bashkëpunimin bilateral në fushën e shëndetësisë

Nga: A.SH Më: 15 korrik 2019 Në ora: 11:59
Foto nga takimi

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka pritur në takim Ministrin e Shëndetësisë të Republikës Federale të Gjermanisë, Jens Spahn me të cilin diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në sektorin e shëndetësisë dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale përmes asistencës së ekspertëve gjermanë.

Postimi në Facebook:

Gjermania vazhdon të jetë përkrahësi kryesor i Kosovës në zhvillim dhe integrime euro-atlantike

Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe shtetit gjerman janë në nivelin më të lartë të mundshëm dhe ky bashkëpunim po intensifikohet përmes investimeve në sektorin e shëndetësisë dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale përmes asistencës së ekspertëve gjermanë.
Kënaqësi ta prisja Ministrin e Shëndetësisë të Republikës Federale të Gjermanisë, Jens Spahn, me të cilin diskutuam për thellimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e shëndetësisë, në certifikimin e mjekëve, infermierëve, ngritjen e shërbimeve mjekësore dhe përmirësimin në arsimin mjekësor duke rritur kapacitetet e Kosovës në ofrimin e shërbimeve mjekësore për në tregun gjerman dhe atë europian.
Për më shumë, Parku Inovativ Gjerman në Prizren është mundësi e mirë për të bashkëpunuar në këto fusha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...