Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të shkojnë Kadri Veseli dhe disa parlamentarë të Kosovës.
Por, këto vizitë dhe shumë të tjera, kryetari i Partisë Republikane të Kosovës, Faton Kurti po i cilëson si “ekskursione qeveritare”.
Kurti përmes një postimi në Facebook, pyet se cila është agjenda e kësaj vizite dhe a do të kushtoj fatura që duhet të paguhet.
Ja postimi i plotë:
KUR JANË NË PYETJE „ESKURZIONET QEVERITARE“ - POZITË DHE OPOZITË BËHEN BASHKË!
Kryeparlamentari Veseli, bashkë me parlamentarë të tjerë si cdo verë para pushimeve, shkojnë për pushime në SHBA. Cila është agjenda e këtyre takimeve, për të cilat ka pak ose aspak transparencë? Sa është fatura që shtetasit kosovarë duhet të paguajnë për „shëtitjet euroatlantike“?!
(Ekskursioni Qeveritar në Bienalen e Venedikut, ku moren pjesë 22 zyrtarë dhe 12 gazetarë, taksapagusit Kosovarë i kushtoi 220 mijë euro!)