Pacolli: Mbesa e Hashim Thaçit nuk mund ta mbuloj padijen e saj me shpifje

Aktuale

Pacolli: Mbesa e Hashim Thaçit nuk mund ta mbuloj padijen e saj me shpifje

Nga: V.R Më: 15 korrik 2019 Në ora: 16:03
Foto Ilustrim

Në këtë konkluzion ka ardhë deputetja e Vetëevndosjes, Fitore Pacolli, e cila, siç shprehet ajo, deputetja Thaçi, që qëllon të jetë mbesa e presidentit Thaçi, nuk mund ta mbuloj padijen me shpifje, shkruan “Bota sot”.

Postimi plotë i Pacollit:

Pas shpifjeve që ka bërë deputetja Thaçi nga radhët e PDK-së unë i ftoj gazetarët ta pyesin atë se sa herë ka pasur ajo rastin të udhëtoj me mua dhe të më shoh se si e përfaqësoj unë vendin tim dhe interesat e kujt i përfaqësoj?! Unë me deputeten Thaçi kam pasur vetëm një udhëtim, atë në Bruksel më 19-22 nëntor 2017, dhe po i ndajë me ju disa sekuenca që ta kuptoni si ka rrjedhur ngjarja.

 

Në këtë seminar ishin të ftuar deputetët e rinj të Ballkanit Perëndimor. Nga Kuvendi i Republikës së Kosovës ishim 4 deputetë me ç’rast nga ne ishte kërkuar që njëri të jetë folës/udhëheqës i grupit. Disa ditë para udhëtimit deputetja Thaçi ishte caktuar si folëse. Nuk e di nga kush. Por, kur arritëm në Bruksel duke parë paraqitjen e deputetëve tjerë nga rajoni, ajo u tërhoq. Mund ta pyesni atë pse. Ajo e din. Më pas më caktuan mua si përfaqësuese të grupit për të cilën gjë u pajtua edhe vet deputetja e PDK-së. Në këtë seminar kishte edhe përfaqësues të shoqërisë civile e forumeve rinore nga Kosova.

 

Unë përfaqësova të rinjtë e vendit tim dhe dhashë më të mirën nga vetja ime. Në fjalimin tim u fokusova në tri tema kryesore: nga edukimi, zhvillimi dhe punësimi i të rinjve. U ndala po ashtu edhe tek roli i Bashkimit Evropian dhe milionat që ka investuar në Kosovë, por, të cilat për fat të keq nuk e kanë ndryshuar gjendjen e rëndë në të cilën jeton rinia jonë.

 

Pata prezantuar edhe disa ide ku duhet të investohen fondet që vijnë nga Bashkimi Evropian. Fondet e investuara në projekte për të ndërtuar qeverisje të mirë, tolerancë dhe pajtim nuk kanë funksionuar. Paramendoni sikur të gjitha këto fonde të investoheshin në edukim dhe zhvillim ekonomik. 20 vjet pas luftës nuk do të kishim më nevojë për fonde e projekte për të ndërtuar qeverisje të mirë, tolerancë dhe pajtim sepse do të kishim një rini aktive e të edukuar mirë e cila do të ishte pararojë e qeverisjes së mirë, tolerancës e pajtimit.

 

Iu pata treguar se si gjatë punës sime në Komunën e Prishtinë, si drejtuese e Kabinetit, pata kërkuar fonde për ndërtim të çerdheve, zhvillim të shkollave profesionale e në mesin e tyre edhe ndërtimin e një Muzeu Shkencor ku fëmijë dhe të rinj përmes lojës dhe argëtimit do të mësonin shkencë e studentët do të kishin një vend për të bërë praktikën apo edhe punësuar. Përgjigjen që më kishin dhënë atë kohë zyrtarë të Zyrës së BE-së ishte se “Muzeu Shkencor është luks për ne”. Ata e konsideronin luks, por unë e konsideroja dhe vazhdoj ta konsideroj se investimi në shkencë dhe edukim është dera jonë e vetme drejtë zhvillimit e avancimit tonë si shtet e si shoqëri.

Pas fjalimit tim, drejtoresha për Ballkanin Perëndimor, Genoveva Ruiz Calavera, kërkoi që të njoftohet me mua dhe duke më përgëzuar për fjalimin prej nga edhe më ftoi që gjatë darkës të thellonim diskutimin.

 

Deputetja e PDK-së nuk ishte ftuar në tavolinë dhe nuk e di se çfarë kam biseduar më tutje, por, ajo ishte prezente dhe ka dëgjuar fjalimin tim. Mungesën e dijes dhe guximit nuk mund ta mbulojë me shpifje e trillime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat