Macron para Vuçiqit: Erdha për të kthyer një faqe të re në Serbi - Bota Sot
Macron para Vuçiqit: Erdha për të kthyer një faqe të re në Serbi

Aktuale

Macron para Vuçiqit: Erdha për të kthyer një faqe të re në Serbi

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 16:46
Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron në fjalimin e parë që pati pasi arriti në Beograd, ku edhe do të qëndrojë dy ditë, tha se dëshiron partneritet me Serbinë.

 “Kam ardhur për të kthyer një faqe të re në Serbi. Franca do që të ketë partneritet me Serbinë”, tha ai në aeroportin “Nikola Tesla”.

Ndërkaq, Aleksandar Vuçiq shtoi se ripërtëritja e miqësisë mes dy vendeve nuk do të kishte sukses pa këmbënguljen, energjinë dhe dëshirën e Francës për t’u kthyer në këtë rajon.

“Dua të falënderoj dhe të them se ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit tonë të jashtëzakonshëm. Më lejoni t’ju falënderoj për besimin tuaj në Serbi, i cili i inkurajon investitorët tuaj që të vijnë në vendin tonë. Unë jam i nderuar që sot dhe nesër do t’ju pres në Beograd dhe Serbi”, deklaroi presidenti serb.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...