Gruaja e Hashim Thaçit nga sot mbetet pa punë

Aktuale

Gruaja e Hashim Thaçit nga sot mbetet pa punë

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 17:19
Familja Thaçit

Familja e presidentit Thaçi, prej sot do ta ketë një pagë më pak në buxhetin familjar, pasi që Zonja e Parë, Lumnije Thaçi e cila kishte filluar punë si Prodekane në Universitetin e Mitrovicës ‘Isa Boletini’, sot është mbyllur nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë.

Lumnije Thaçi e cila punën e kishte filluar si profesoreshë në këtë universitet e pastaj nga marsi i vitit të kaluar si prodekane, nga sot është e pa punë.

Thaçi që në vitin 2016, mori titullin Doktor Shkence në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Ekonomisë në “Isa Boletini” pati ligjëruar lëndët si Makro-Ekonomi dhe Biznes Ndërkombëtar.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme Këshilli Shtetëror i Cilësisë(KShC) në mbledhjen e 74-të vendosi në favor të raporteve të ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët rekomanduan që t’u tërhiqet akreditimi institucional për vitin akademik 2019/2020.

Me këto vendime, Universiteti Publik i Mitrovicës, Universiteti i Pejës dhe Universiteti i Prizrenit, nuk do të mund të regjistrojnë studentë të rinj për këtë vit akademik.

Me gjashtë vota pro, bordi i KShC-së vendosi që ta miratojë raportin e ekspertëve ndërkombëtar, në të cilin rekomandohet që Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, t’i tërhiqet akreditimi për vitin akademik 2019/2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat