Ish-ushtari i UÇK-së për Buxhovin: Është më i mëshirshëm se unë, unë i kam kualifikuar si mercenarë

Aktuale

Ish-ushtari i UÇK-së për Buxhovin: Është më i mëshirshëm se unë, unë i kam kualifikuar si mercenarë

Nga: Z.B Më: 15 korrik 2019 Në ora: 17:30
Jusuf Buxhovi

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Liri Loshi, edhe një herë ka komentuar deklaratat e Jusuf Buxhovit, përcjell “Bota sot”.

Loshi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se sa i përket kualifikimit të luftës së UÇK-së, Jusuf Buxhovi është madje pak euforik kur atë e quan luftë e drejtë dhe e shenjtë, sipas tij, unë që kam qenë në shërbim të asaj lufte me trup e me shpirt, e quaj vetëm luftë e drejtë, por jo edhe luftë e shenjtë, sepse fjala e shenjtë i atribuohet luftës për religjion dhe jo luftës për liri.

Tutje, ai ka shkruar se Jusuf Buxhovi është shumë më i mëshirshëm se unë, sepse derisa ai i mëshiron duke i përdorur thonjëzat, unë ata i kam kualifikuar si mercenarë.

Jusuf Buxhovi: “Shumë prej tyre nuk janë heronj realë, ju po shihni sot se si po deklarohen dhe e dyta edhe nëse ti ke qenë hero real, gjë që ka pasur, nuk guxon që paqen ta shfrytezosh dhe ta shkatërrosh. Dhe, nëse një hero i luftës e shkatërron paqen, i bijnë ato merita. Ky është ai problemi që ne duhet të flasim haptas, nuk ka këtu kurrgjë të keqe, unë këto i kam trajtuar edhe në romanin tim “Dosja B”, lufta jonë ka qenë e drejtë dhe e shënjtë dhe heronjtë e vërtetë kanë vdekë ose kanë mbetur në forma të ndryshme të anatemuar, ndërsa shumë heronj në thonjëza, komandantë etj. janë kthyer në përfitues të paqes.


Postimi i plotë:


Jusuf Buxhovi: “Lufta jonë ka qenë e drejtë, po shihet, nuk ka dilemë këtu, por lufta ngërthen tylifarë elementesh, normal në luftë përzihen gjithkush aty dhe nganjëherë lufta mund të kthehet bumerang nëse ajo fillon të përdoret për përfitime në paqe etj etj. Kështuqë disa heronj në thonjëza kanë me pasë shumë...”

“Pse në thonjëza, - ndërhyn moderatorja e televizionit, nuk janë heronj realë, apo?...”

Jusuf Buxhovi: “Shumë prej tyre nuk janë heronj realë, ju po shihni sot se si po deklarohen dhe e dyta edhe nëse ti ke qenë hero real, gjë që ka pasur, nuk guxon që paqen ta shfrytezosh dhe ta shkatërrosh. Dhe, nëse një hero i luftës e shkatërron paqen, i bijnë ato merita. Ky është ai problemi që ne duhet të flasim haptas, nuk ka këtu kurrgjë të keqe, unë këto i kam trajtuar edhe në romanin tim “Dosja B”, lufta jonë ka qenë e drejtë dhe e shënjtë dhe heronjtë e vërtetë kanë vdekë ose kanë mbetur në forma të ndryshme të anatemuar, ndërsa shumë heronj në thonjëza, komandantë etj. janë kthyer në përfitues të paqes.

Vërejta ime: çka ka të paqartë këtu? Jusuf Buxhovi e thotë shkoqur se lufta jonë ka qenë E DREJTË dhe E SHËNJTË. Por, e thotë edhe se heronjtë e vërtetë kanë VDEKUR, ose janë ANATEMUAR, ndërkohë që shumë të ashtu quajtur heronj, komandantë etj janë kthyer në përfitues të paqes.
Tash a dëshironi që unë t’ua numëroj me emër dhe mbiemër 10, 20, apo 30 “heronj” të tillë, apo i dini ju vetë?... Dhe a doni, unë t’ua numëroj 10, 20, apo 30 heronj të të vërtetë, por të anatemuar, apo edhe ata i dini vetë?!

Sa i përket kualifikimit të luftës së UÇK-së, Jusuf Buxhovi është madje pak euforik kur atë e quan luftë e drejtë dhe e shenjtë! Unë që kam qenë në shërbim të asaj lufte me trup e me shpirt, e quaj vetëm luftë e drejtë, por jo edhe luftë e shenjtë, sepse fjala e shenjtë i atribuohet luftës për religion dhe jo luftës për liri. Edhe sa i përket heronjve në thonjëza, Jusuf Buxhovi është shumë më i mëshirshëm se unë, sepse derisa ai i mëshiron duke i përdorur thonjëzat, unë ata i kam kualifikuar si mercenarë. Njerëzit që në paqe janë pasuruar skajshmërisht në saje të meritave të luftës, janë profiterë dhe mercenarë. Atë që nuk e ka thënë Buxhovi ne Dosjen B unë e kam thënë disa herë këtu në Facebook, apo në dosjen C, nëse doni ta quani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat