Komisioni Evropian për Të Drejtat të Njeriut: Ja pse Kosova s’mund ta padis Serbinë për gjenocid

Aktuale

Komisioni Evropian për Të Drejtat të Njeriut: Ja pse Kosova s’mund ta padis Serbinë për gjenocid

Nga: Valon Rogova Më: 15 korrik 2019 Në ora: 17:41
Foto Ilustrim

Qysh nga viti 1953 qytetarëve e Evropës iu garantohen të drejtat përmes Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ku për çdo shkelje ata mund t’i drejtohen Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, me seli në Strasburg të Francës.

Fatkeqësisht këtë të drejtë nuk e gëzojnë qytetarët e Kosovës.

Këtë përgjigje, mori Gazeta “Bota sot”, kur kërkoi nga Gjykata e Strasburgut, të tregoj nëse ndonjëherë është kërkuar kompenzim për dëmet e shkaktuara nga Serbia, në luftën e fundit, respektivisht periudhën 1999-1998.

Komisioni Evropian nëpërmjet një emaili, ka njoftuar gazetën “Bota sot”, se Kosova nuk është pjesë e Konventës Evropiane mbi të drejtat e njeriut.

“Kosova asnjëherë nuk ka iniciuar një rast ndër-shtetëror kundër Serbisë para Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut. Në fakt një gjë e tillë është e pamundur shkaku që Kosova nuk është shtet anëtar i Konventës Evropiane mbi Të Drejtat e Njeriut”, njofton Komisioni Evropian nëpërmjet emailit.

Image

 

 

 

Ndryshe, Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka ripërsëritur herë pas here deklaratat se Kosova do ta padis Serbinë për gjenocid, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat