Ish-ambasadori Hamiti: Duhet të bjerë Qeveria, këta që janë në pushtet e kanë katandisur Kosovën!

Aktuale

Ish-ambasadori Hamiti: Duhet të bjerë Qeveria, këta që janë në pushtet e kanë katandisur Kosovën!

Nga: N.H Më: 15 korrik 2019 Në ora: 17:42
Qeveria Haradinaj

Ish-ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe Muhamet Hamiti, i cili ishte edhe një nga bashkëpunëtorët e presidentit Ibrahim Rugova, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, thotë se, “një sërë universitetesh politike janë ngjizur në Kosovë si skema politike, në stinë elektorale, në radhë të parë nga PDK-ja, partia pushtetare e dekadës se vjetër që po e synon edhe Dekadën e Re”.

Ai thotë se militantët partiakë u bënë profesorë, dekanë e rektorë, siç u pa edhe në këto ditë vere.

Në fund, ai thekson se duhet të bjerë Qeveria, ndërsa promovuesit e skemave të ndyra politike-piramidale në arsim të ndëshkohen me votë.

Ja shkrimi i tij:

SKEMA POLITIKE E SKEMA PIRAMIDALE NË ARSIM

Image
Ish-ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe Muhamet Hamiti

Një sërë universitetesh politike janë ngjizur në Kosovë si skema politike, në stinë elektorale, në radhë të parë nga PDK-ja, partia pushtetare e dekadës sē vjetër që po e synon edhe Dekadën e Re. Premtohej hapja e tyre siç premtohet në fushatë asfaltimi i një rruge fshati. U bënë për vota. Militantët partiakë u bënë profesorë, dekanë e rektorë, siç u pa edhe në këto ditë vere.

Tash u bë e qartë për këdo - se profesionistët me dinjitet e kanë ditur prej fillimi- se këto skema politike-arsimore nuk i përballojnë standardet elementare akademike ndërkombëtare. Këto çerdhe ‘kombëtarizmi’, po të ishte në dorën e licensuesve politikë, do të ruanin akreditimin. Para standardeve akademike bien, siç bien skemat në fund të fundit. Për meritat e tyre politike, jo akademike, se këto u mungojnë.

Një pjesë e konsiderueshme e bartësve privatë të arsimit të lartë në Kosovë mbajnë parashenja të qarta të skemave piramidale. (Pagesa është kusht, por jo provimi pranues për t’u regjistruar në këto ente, ta zëmë.) Edhe rënia e tyre është e paevitueshme.

Është kohë e fundit që të vihet rend në arsimin e Kosovës, që është qeverisur e po qeveriset keq tash e një dekadë.

Duhet të bjerë Qeveria, ndërsa promovuesit e skemave të ndyra politike-piramidale në arsim të ndëshkohen me votë.

Këta që janë në pushtet tash e kanë katandisur Kosovën keq në të gjitha fushat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat