Popovci: Të ndalet ndërhyrja politike për Universitetet, kështu nuk zgjidhen problemet

Aktuale

Popovci: Të ndalet ndërhyrja politike për Universitetet, kështu nuk zgjidhen problemet

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 18:25
Popovci dhe Haradinaj

Njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Popovci ka folur rreth ndërhyrjes së politikes, konkretisht të kryeministrit Ramush Haradinaj në vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë i cili sot ka vendosur për mos akreditim të Universiteteve atë të Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës.

Popovci në një prononcim ka thënë se ndërhyrja poltike nuk zgjidh probleme, por vetëm shkakton probleme të reja.

“Konsideroj që ndërhyrja politike nuk është rruga e duhur e cila zgjidh problem, por përkundrazi shkakton probleme të reja”, ka thënë ai.

Ai tha se në arsimin e lartë ka pasur ndërhyrje politike dhe këto ndërhyrje kanë ndikuar në përjashtimin e Agjencisë së Akreditimit nga EQAR.

“Unë mendoj që në këto universitet, por jo vetëm te këto në përgjithësi në arsimin e lartë ka pas mjaft ndërhyrje politike dhe nëse një vendim i një organi të pavarur shoqërohet me ndërhyrje politke nuk duhet me u habit prej izolimit ndërkombëtar në rastin konkret për përjashtimin e Agjencisë së Akreditimit nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë  (EQAR)”, ka thënë PopovcI.

Ndryshe, kryeministri Haradinaj  pas këtij vendimi ka shkruar në profilin e tij në facebook së do të ndërmarrë hapa të menjëhershëm rreth vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mos akreditimin e këtyre universiteteve.

“Ndaj këtij rasti do të veprojmë menjëherë, duke ndërmarrë hapa konkret në zgjidhjen e kësaj situate”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat