Agron Demi nga shoqëria civile ka reaguar pas vendimit për mbylljen e Universiteteve në Pejë, Mitrovicë dhe Prizren.
Demi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar ndaj kryeministrit Haradinaj, i cili ka thënë se vendimi është i papranueshëm dhe se duhet të veprohet që të zgjidhet çështja, përcjell Bota sot.
Po ashtu, Demi ka ironizuar me Haradinajn, duke thënë se e kemi të gjithëdijshëm dhe se derisa thotë se janë plotësuar kriteret për akreditim, këtë e ka parë prej bjeshkëve gjatë një ecje në fundjavë.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Çka na duhen institucionet profesionale të arsimit e agjencitë e pavarura, kur e kemi Kryeministrin të gjithëdijshëm? Kryeministri po thotë se janë plotësu kriteret për akreditim. Këtë e ka pa prej bjeshkëve gjatë një ecje fundjave.
Me rëndësi studentët me mar një copë diplome edhe me ik në Gjermani me i hi përgaditjes profesionale prej fillimit.
"Na guxojmë me shkatërrue", motoja ma reale e partisë së kryeministrit.