Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se në Washington gjatë ditës së sotme ka takuar kongresmenin Gerald E. Connolly, kryesues i delegacionit amerikan në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Kongresin Amerikan, përcjell “Bota sot”.
Veseli këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook i cili ka shkruar se kanë diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, duke vënë në pah rolin e padiskutueshëm të SHBA-ve në të gjitha proceset.
“Falënderoj kongresmenin amerikan i cili shprehi mbështetjen e SHBA-së për hapat e mëtejmë të rrugës euroatlantike të shtetit tonë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Sot në Washington pata kënaqësinë të takoj dhe të bisedoj me kongresmenin Gerald E. Connolly, kryesues i delegacionit amerikan në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Kongresin Amerikan.
Diskutuam për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, duke vënë në pah rolin e padiskutueshëm të SHBA-ve në të gjitha proceset.
Po ashtu kongresmenit Connolly i tregova për transformimin e FSK-së në ushtri dhe objektivin kryesor të Kosovës në fushën e sigurisë e që është anëtarësimi i plotë në Aleancën Veriatlantike, NATO.
Falënderoj kongresmenin amerikan i cili shprehi mbështetjen e SHBA-së për hapat e mëtejmë të rrugës euroatlantike të shtetit tonë.
Gjithashtu folëm edhe për nismën për formimin e Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin serb të kryer në Kosovë, ide kjo e cila u mbështet nga kongresmeni amerikan.