I vjen kundërpërgjigja e fuqishme Nait Hasanit: Kush janë kolaboracionistët? Enver Malokun, Ahmet Krasniqin, Tahir Zemajn si vrau “reja”

Aktuale

I vjen kundërpërgjigja e fuqishme Nait Hasanit: Kush janë kolaboracionistët? Enver Malokun, Ahmet Krasniqin, Tahir Zemajn si vrau “reja”

Nga: N.H Më: 15 korrik 2019 Në ora: 20:11
Nait Hasani

Njohësi i çështjeve politike në vend, Nexhat Haziri, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar pas deklaratës ku tha se nuk kanë bërë luftë me LDK-në, dhe se kolaboracionistët janë vrarë natyrshëm.

Lidhur me këtë, analisti Haziri pyet deputetin e PDK-së se kush janë kolaboracionistët, për të cilët flet ky i fundit.

“A ishin të tillë Enver Maloku,Kol.Ahmet Krasniqi,Haki Imeri, Ismail Berbatovci, Xhemajl Mustafa, Ismajl Hajdaraj, Shaban Manaj, Shefki Popova, Kol.Tahir Zemaj, Ukë Byutyqi, Ismet Raci e shumë të tjerë. Këta si vrau “reja” o Nait”, shkruan Haziri.

Ja shkrimi i tij në Facebook:

Nait Hasani: S’kemi bërë luftë kundër LDK’së, kolaboracionistët janë vrarë natyrshëm

Kush janë kolaboracionistët, o Nait. A ishin të tillë Enver Maloku,Kol.Ahmet Krasniqi,Haki Imeri, Ismail Berbatovci, Xhemajl Mustafa, Ismajl Hajdaraj, Shaban Manaj, Shefki Popova,Kol.Tahir Zemaj, Ukë Byutyqi, Ismet Raci e shumë të tjerë. Këta si vrau “reja” o Nait.
DREJTËSI, JO HAKMARRJE !(n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat