Tronditet Serbia: Ja çfarë thotë Macron për Kosovën midis Serbisë

Aktuale

Tronditet Serbia: Ja çfarë thotë Macron për Kosovën midis Serbisë

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 20:48
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Vuçiq

Presidenti francez Emmanuel Macron ka arritur për vizitë dy ditore në Serbi. Ai është pritur nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq. Këto janë disa nga fjalitë më interesante nga fjalimi që ai ka mbajtur në konferencë për media para gazetarëve në Beograd. Po ashtu, mediat serbe kanë përmbledhur edhe disa fjali të Vuciqit, thënë në konferencë me Macronin.

Pse Macron nuk e takoi opozitën në Serbi?

‘Nuk jam takuar me përfaqësuesit e opozitës sepse kjo letër (letra e tyre v.j) erdhi pasi unë pothuajse arrita në Beograd dhe programi i vizitës nuk mund të ndryshohej”, ka thënë Macron në përgjigjen që ia ka bërë gazetari i Le Monde, pra se pse ai nuk do ta takojë askënd nga opozita në Serbi.

Vuciq për rrugën e Serbisë drejt BE’së

“Na thanë në vitin 2015, na thanë edhe në vitin 1999 për bombardimet, na treguan në vitin 2008, i mbani mend ‘standardet para statusit”, na thanë por nuk e përmbushën premtimin”, ka thënë Vuciq.

Macron për Serbinë në BE

“Nuk ka një datë të definuar për hyrjen në BE. Ky është një proces. Kur gjërat të janë gati, ne do të jemi të gatshëm t’ju informojmë. Nuk do të ishte mirë për Serbinë të hynte në BE tepër shpejt”, ka thënë Macron.

Macron për nacionalizimin:

“Jam patriot, por nuk jam një nacionalist. Nacionalisti është një patriot që nuk ka projekt”, tha Macron në Beograd.

Për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Macron tha:

“Nuk mund të kthehemi prapa. Ju keni një president i cili ka kurajon të thotë se cka është shkruar në Kushtetutën e Serbisë nuk është ajo cka e shohin partnerët evropianë. Nuk ka një zgjidhje magjike”.

Macron për Kosovën:

“Ishim shumë të sinqertë në bisedë. Unë do të organizoj një takim me ju, kryeministren e Serbisë, lidershipin e Kosovës, Kancelaren Merkel. Franca dëshiron një marrëveshje. Serbia dhe Kosova janë vende evropiane dhe duam ta përkthejmë këtë në fakte”, tha presidenti francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat