Kadriaj: Nëse hapja e universiteteve u bë për fushata politike, mbyllja është edhe më politike

Aktuale

Kadriaj: Nëse hapja e universiteteve u bë për fushata politike, mbyllja është edhe më politike

Nga: Z.B Më: 15 korrik 2019 Në ora: 22:37
Ilustrim

Pas vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e tri Universiteteve Publike, Ministri i Arsimit, Shyqri Bytyqi ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme.

Në këtë konferencë të jashtëzakonshme për media, ministri Bytyqi ka sqaruar se, ditë më parë Agjencia Antikorrupcion ka ngritur dyshime për parregullsi në lidhje me përbërjen aktuale të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

“Këto nuk janë vendime të MASHT-it, sepse Agjencia e Akreditimit dhe Këshilli Shtetëror i Cilësisë marrin vendime sipas ligjeve në fuqi. Më duhet të sqaroj se ne kemi pasur një shkresë, e cila ka ardhur nga Agjencia Antikorrupcion, ku disa çështje të cilat janë ngritur në këtë shkresë AKA dhe KSHC ka pasur nevojë t’i qartësojë. Në shkresën e Agjencisë Antikorrupcion thuhet se ka pasur shkelje në përbërjen aktuale të KSHC-së dhe ne ju kemi drejtuar KSHC-së në mënyrë që këto çështje të qartësohen dhe kemi kërkuar mos të kenë vendimmarrje deri në zgjidhjen e këtyre problemeve”, ka thënë Ministri.

Ministri Bytyqi ka vlerësuar se, vendimi që sot ka marrë KSHC, nga i cili vendim janë prekur tri universitete publike bie në kundërshtim me vendimin që ky institucion ka marrë të premten.

Për këtë, ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i cili këtë vendim e a quajtur të papranueshëm.

“Ndaj këtij rasti do të veprojmë menjëherë, duke ndërmarrë hapa konkret në zgjidhjen e kësaj situate”, tha Haradinaj.

Ndryshe, sot Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka marrë vendim për mbylljen e tri Universiteteve Publike; atij në Pejë, në Mitrovicë dhe në Prizren.

Ndërsa, në lidhje me këtë temë për gazetën “Bota sot”, foli njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj, i cili tha se nëse hapja e universiteteve është bërë për fushata politike, ngase, siç thotë ai, mbyllja është edhe më politike dhe aspak logjike duke dëshmuar që në Kosovë nuk ka siguri si në investime kapitale, institucione arsimore dhe njerëzore.

Image
Njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj

“Pra këtu kemi ndërhyrje të pastër politike duke i dëmtuar një këto institucione mbas një rrugëtimi dhjetëvjeçar. Në vend që të ngritën kapacitet si njerëzore dhe infrastruktura në Universitetet Publike dhe njehërit të bëhet profilizimi i tyre që secili universitet rajonal të ketë një profil ku përmes profesorëve të dalin gjenerata për treg të punës”, ka thënë ai.

Sipas tij, sot për fat të keq mbyllen dhe ika bërë thirrje Qeverisë dhe Parlamentit, sipas tij, kjo është kthim mbrapa sepse do të duhej të iu ipet rasti këtyre institucioneve edhe këtë vit sëpaku në ngritje e kapitalit njerëzor dhe në infrastrukturë.

Ndërsa, sot, ka potencuar Kadriaj, Këshilli Shtetëror i Cilësisë, i mbyll me një rekomandim të një agjencioni nga BE që mund të jetë edhe ajo me prapavija politike nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën siç ishte ajo "ekspertja e angazhuar nga Rumania" për kontrollin e cilësisë.

“Mendoj që ky vendim duhet të rishikohet dhe të gjendet një zgjidhje për vazhdim të këtyre institucioneve publike por edhe private, sepse kjo bie ndesh me ekonominë e tregut dhe nëse këto janë mbyllur që këto institucionet tjera arsimore janë shumë më mirë por duhet të i marrim rrethanat arsimore që i ka Kosova”, tha ai.

Tutje, ai ka shtuar se dyshon që Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka pasur prapavija politike duke tentuar që të dëmtojë oponentët politik si edhe brenda koalicionit por më së paku thotë ai, për shkak të cilësisë.

“Kjo do të duhej të ishte një alarm për politikë bërjen si pozitë dhe opozitë që të ulen dhe ti marrin në dorë detyrat e veta dhe mos të ndikohemi nga një opinion i një agjencioni nga jashtë sado ë mund të jetë kredibil sepse këto u universitete publike kanë hapësirë për kuadro të reja por si rezultat i politikës kanë mbetur shumë vende të lira dhe kjo ka ndikuar në performancën e dobët, pra ky do të duhej të shihet një mundësi për ngritjen e kapaciteteve akademike dhe infrastrukture që deri ne vitin tjetër akademik të përgatiten dhe të jen në test deri në vitin tjetër akademik”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat