Armend Zemaj: Tahir Zemajt ia montuan dosjen për tregti me drogë, kështu iku nga burgu - Bota Sot
Armend Zemaj: Tahir Zemajt ia montuan dosjen për tregti me drogë, kështu iku nga burgu

Aktuale

Armend Zemaj: Tahir Zemajt ia montuan dosjen për tregti me drogë, kështu iku nga burgu

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 23:01
Armend Zemaj

Nipi i Tahir Zemajt, Armendi, ishte i ftuar të hënën në emisionin Pressing të televizionit T7. Me të u diskutua në lidhje me ish kolonelin, Tahir Zemaj.

Zemaj tregon se procesi gjyqësor ndaj Tahir Zemaj në vitet 90’ta ka qenë i montuar dhe se ai asnjëherë nuk ka qenë pjesë e grupeve kriminale narkotike.

 “Tahir Zemaj akuzohet për ikjen e ushtarëve shqiptarëve. Për armatimin e grupeve terroriste ilegale që kanë vepru në Kosovë. Dënohet në mungesë të fakteve. Dënohet politikisht 2 vite e shtatë muaj. Por atë kohë nuk e ke humbur shërbimin nëse nuk je dënu 5 vite”, shpjegon tutje Armend Zemaj.

“Në atë moment që është liru në prani të familjarëve tjerë është riarrestu gjoja për një grup tjetër që ka qenë grup kriminal. Dhe një koleg i tina nga shërbimi ushtarak që ka qenë i involvum në përcjelljen e atij grupi, e kanë akuzu për tregti të drogës që është dosje e montuar”.

“Në vitin 1990 ka arritur të ikë nga burgu i Dubravës. Ekziston edhe dokumentacioni gjqyësor dhe dëshmitë”, deklaron Zemaj.

Ai ka folur kundër atyre që thonë se Tahir Zemaj ka pasur lidhje me aparaturën shtetërore jugosllave.

“Ka shumë zëra që mundohen të ndyjnë emrin e kolonelit. Tahir Zemaj nuk ka pasur lidhje me policine jugosllave apo aparatin shtetëror”, ka thënë deputeti i LDK’së.

“Zemaj ka ardhë në Kosovë në vitit e 80ta për të shërbyer në qendrën stërvitore në Hajvali. Pra nuk ka pasur lidhje me policinë jugosllave por vetëm në aspektin ushtarak".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...