Ushtarët e Zemajt u rrahën në Gllogjan dhe u zhveshën per t’i turpëruar nëpër fshatra

Aktuale

Ushtarët e Zemajt u rrahën në Gllogjan dhe u zhveshën per t’i turpëruar nëpër fshatra

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 23:23
Tahir Zemaj

Nipi i Tahir Zemajt, Armendi, ishte i ftuar të hënën në emisionin Pressing të televizionit T7. Me të u diskutua në lidhje me ish kolonelin, Tahir Zemaj.

Ai ka terguar për incidentin e parë mes ushtarëve të Tahir Zemaj dhe atyre të Ramush Haradinaj. Incidenti ka ndodhur një ditë para Betejës së Loxhës.

“4/5 Ushtarë të njësisë së brigadës 134 kanë qenë duke shkuar në Shqipëri për të pritur armatime në zonën kur ishin Rrustem Berisha dhe Adem Ramadani”, tregon Armend Zemaj.

“Janë ndalë në fshatin Irzniq ka ushtarë të Ramush Haradinaj dhe janë dërgu në Gllogjan të Deçanit. Aty janë maltretu, njëri prej tyre është plagos”

“Turp është sot me tregu se si janë maltretu ushtarët. Ata janë lënë të zhveshur duke vrapuar para një makine”

Zemaj tregon se pas këtij incidenti Haradinaj ka kërkuar falje dhe prej aty kanë filluar fërkimet që kanë vazhduar pas Betejës së Loxhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat