Demokracia Studentore kërkon nga Haradinaj të mos ndërhyjë në punën e KSHC-së

Aktuale

Demokracia Studentore kërkon nga Haradinaj të mos ndërhyjë në punën e KSHC-së

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 09:17
Ilustrim

Demokracia Studentore ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj që të mos ndërhyjë në punën profesionale të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, pasi që programet të cilat janë hapur në universitetet e mbyllura nuk i kanë plotësuar kriteret dhe kanë qenë në kundërshtim me ligjin e arsimit të lartë.

Sipas kësaj organizate, universiteteve që nuk ju kanë akredituar programet, rektorëve dhe politikës ju kanë shërbyer vetëm për t’i punësuar njerëzit e tyre dhe janë në dëm të studentëve pasi që në këto universitete ka sasi dhe jo cilësi.

“Ne të gjithë e dimë që shumica e rektorëve të universiteteve të hapura pasluftës janë emëruar nga politika e theksojmë se para pak ditësh rektor i universitetit ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë është zgjedhur një anëtar i kryesisë së PDK-së dhe kryeministri nuk ka reaguar fare edhe pse është shkelur statuti i universitetit”, ka deklaruar Mexhid Ramusa nga Demokracia Studentore.

“Ne si organizatë studentore i bëjmë thirrje Këshilli Shtetëror të Cilësisë të qëndrojë karshi vendimeve profesionale që i ka marrë për mos akreditimin e programeve në Universitetin e Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës, pasi që ky vendim kontribuon në cilësinë e arsimit në Kosovë dhe është në dobi të studenteve dhe vendit”, vijoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat