Presidenti i Maqedonisë së Veriut: Kufijtë e Kosovës duhet të qëndrojnë aty ku janë - Bota Sot
Presidenti i Maqedonisë së Veriut: Kufijtë e Kosovës duhet të qëndrojnë aty ku janë

Aktuale

Presidenti i Maqedonisë së Veriut: Kufijtë e Kosovës duhet të qëndrojnë aty ku janë

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 09:25
Stevo Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka shprehur qëndrimin e tij kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një konferencë shtypi nga Slloveni, Pendarovski u shpreh se ndryshimi i kufijve mund të çojë në konflikt të armatosur.

“Kufijtë duhet të qëndrojnë aty ku janë. Çdo opsion tjetër mund të krijojë një efekt domino … që mund të dëmtojë disa vende në rajon, duke përfshirë Maqedoninë e Veriut “, tha Pendarovski, duke shtuar se “ndryshimet kufitare mund të çonin madje edhe në konflikte të armatosura”, raporton Reuters.

Marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Kosovës janë tensionuar që nga 2008 kur Prishtina, me mbështetjen e vendeve perëndimore, shpalli pavarësinë nga Serbia.

Serbia dhe Kosova u zotuan në 2013 në një dialog të sponsorizuar nga BE, që synonte zgjidhjen e një sërë dallimesh duke përfshirë mosmarrëveshjet territoriale, por pak përparim është bërë në këtë drejtim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...