Haradinaj tregon nëse do ta tradhtojë Nisma

Aktuale

Haradinaj tregon nëse do ta tradhtojë Nisma

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 12:30
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar deklaratat e djeshme të presidentit të Francës Emmanuel Macron në Serbi rreth arritjes së një kompromisi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dy vende të pavarura.

Këto deklarata ai i quajti të logjikshme, derisa potencoi se kompromis mund të jetë që Kosova të heqë taksën në shkëmbim të njohjes reciproke.

Haradinaj potencoi se Kosova nuk ka pse të ulet në tavolinën e bisedimeve pa një kornizë marrëveshjeje që e ka emrin njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Kreu i Qeverisë tha se janë deklarata të logjikshme këto të presidentit Macron, ku tha se më tepër është një këshillë që të dyja shtetet të merren vesh.

Ai tha se po rritet roli i Francës dhe i presidentit Macron në procesin e dialogut, derisa tha se ky angazhim mund ta kthejë Serbinë në tavolinë edhe pa u hequr taksa.

Haradinaj: Kompromis është nëse e heqim taksën në shkëmbim të njohjes

“Nëse flasim për kompromis, kompromis është nëse e heqim taksën në shkëmbim të njohjes, pra nuk është se nuk po bëjmë kompromis, i madh është si kompromis. Mund të jetë për shembull kompromis kjo heqja e taksës, vendosja e marrëdhënieve të lira tregtare. Ndërsa, ajo që ka kërkuar Kosova është shumë bazike. Ne kemi kërkuar një kornizë marrëveshjeje, kornizë marrëveshjeje për njohje reciproke në kufijtë ekzistues me elementet përcjellëse. Kjo kornizë marrëveshjeje duhet të jetë korniza për të cilën ne negociojmë dhe nuk ka tjetër”, tha ai.

Haradinaj tha se ka hezitim të Serbisë dhe të një pjese të bashkësisë ndërkombëtare që të quhet njohja reciproke në kufijtë ekzistues.

Ai foli edhe rreth armatimit të Serbisë me 18 sisteme Mistrala me gjithsej 50 raketa.

Haradinaj: Nuk ulemi në tavolinë pa një kornizë marrëveshje

“Hezitimi është Serbia ose një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare po thotë nuk mundemi t’ia japim emrin njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Kjo po i bie që po na këshillojnë edhe neve me ble edhe ne Mistrala, se Serbinë po e armatosin me Mistrala, për shembull Serbia po shkon po blenë armë në Rusi edhe Franca e bëri një kontratë me Serbinë për sisteme raketore, e neve po na thuhet që nuk mundemi t’ia ngjesim emrin marrëveshjes se është njohja reciproke në kufijtë ekzistues. Mirë, çka të bëjmë ne pra, nëse emrin nuk mundeni me ia ngjitë, ne jemi shtet i pavarur, ne nuk kërkojmë kurrgjë tjetër në dialog pos njohjes reciproke. Nëse nuk jeni gati për këtë, a është porosi për ne që edhe ne të armatosemi. Kërkesa e kryetarit të Qeverisë ose e Kosovës është shumë bazike, nuk ulemi në tavolinë me pa një kornizë marrëveshjeje që e ka emrin njohja reciproke në kufijtë ekzistues, nuk kemi për çka me u ul”, t ha ai.

I pari i Qeverisë së Kosovës deklaroi se paprekshmëria e Kosovës është e garantuar, e këtë sipas tij e garanton populli i saj.

Haradinaj: Paprekshmëria e Kosovës është e garantuar

“Paprekshmëria e Kosovës është e garantuar, do të thotë Kosova ekziston se ka popull, nuk është askush i mandatuar ta prekë Kosovën. Është multi-etnike Kosova, është shumë-gjuhësore Kosova, është shumë-fetare, po është e paprekshme edhe në territor, ka kufij, pra nuk janë pronë e dikujt këta kufij, qoftë në Kosovë, qoftë në regjion, qoftë më tutje. Pra, është populli i Kosovës, sovrani që është pronar i këtij territori, i Kushtetutës, i shtetit, nuk jam unë, nuk është presidenti, nuk është kryeparlamentari, nuk jemi ne të zgjedhurit e sotëm, janë breza e breza që e kanë krijuar Kosovën. Askush prej neve nuk mund ta prekë Kosovën, pra paprekshmëria e Kosovës është e garantuar, se atë e garanton sovrani, e garanton populli. Gabim e kanë pasur herët, gabim e kanë sot, çdo herë do ta kenë gabim ata që besojnë që Kosova është e prekshme”, u shpreh kryeministri Haradinaj.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e deputetit të Nismës Socialdemokrate Zafir Berisha, se autostrada e Dukagjinit mund të jetë pika, e cila do ta ndante partinë e tij me AAK-në.

Haradinaj tha se në këtë kohë zgjedhjet janë përmendur shpesh, por që ai tha se janë të shëndetshme kurdo që vijnë, derisa tha se autostrada e Dukagjinit është jetike për atë zonë.

Haradinaj: I fusin në burg këdo që bën dallavere

“Autostrada e Dukagjinit edhe rruga e zgjeruar, se e pashë diskutimin e Zafirit, ai ka të drejtë kur thotë se rruga ekzistuese është me u zgjeruar, por një rrugë ekzistuese nuk e ka funksionin e një rruge të zgjeruar  funksionin e auto-rrugës, janë funksione të ndara, dallojnë. Nëse bëhet tani auto-rruga mbetet traseja, trasetë mbeten edhe pas 50 e 100 vjetëve. Pasuria më e madhe e Rrugës së Kombit në Shqipëri nuk është asfalti, por është traseja. Ajo trase mbetet për qindra vite... Autostrada ka vlerë të tjetër. Për mua, autostrada është jetike për atë zonë, janë qindra-mijëra banorë, vërtet është e populluar ajo zonë. Nëse shkoni në atë zonë e shihni sa është e ngarkuar ajo rrugë, çdo kalkulim tregon se është ekonomike, duke qenë kështu unë e përkrah autostradën, nuk e përkrah një çmim të shtrenjtë të autostradës, nuk e përkrah ndonjë dallavere me shpronësime nëse ka. Shpresoj që ata që i krye jnë punët i shtinë në burg këdo që bën dallavere”, tha kreu i Qeverisë.

I pyetur nëse Nisma do ta tradhtojë, Haradinaj tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Haradinaj: Jo, kurrë hiç

“Jo, kurrë hiç. Pa asnjë problem”, tha ai.

Këto komente kreu i shtetit i ka bërë pas takimit që ka pasur me një delegacion nga Britania e Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat