Veseli në Kongresin Amerikan, bën thirrje për njohje nga vendet që ende se kanë njohur pavarësinë e Kosovës - Bota Sot
Veseli në Kongresin Amerikan, bën thirrje për njohje nga vendet që ende se kanë njohur pavarësinë e Kosovës

Aktuale

Veseli në Kongresin Amerikan, bën thirrje për njohje nga vendet që ende se kanë njohur pavarësinë e Kosovës

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 15:55
Pamje nga vendi ngjarjes

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, po merr pjesë në forumin e liderëve parlamentarë të organizuar nga Kongresi Amerikan, në Washington.

Në hapje të këtij forumi ku po marrin pjesë krerë parlamentesh të shumë vendeve por edhe nga ato që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, Veseli ka përcjell një mesazh nëpërmjet të cilit u ka kërkuar atyre që ta njohin shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

 “Kosova është shtet i ri dhe po ec përpara. Kërkoj nga ju që ta njihni shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Kjo i shërben paqes dhe stabilitetit në Evropën Juglindore. I shërben edhe miqësisë dhe zhvillimit të lidhjeve tona në të gjitha fushat e mundshme të bashkëpunimit”, tha Veseli në hapje të fjalës së tij në Kongresin Amerikan.

Në këtë forum të organizuar nga Kongresi Amerikan, bashkë me Kryeparlamentarin Veseli po marrin pjesë edhe deputetët e opozitës, Mimoza Kusari-Lila dhe Avdullah Hoti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...